E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Të kujdesshëm me inflacionin

Ardian Fullani

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani bëri sot prezantimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së. Guvernatori u shpreh se objektivi i BSH-së është për të mbajtur nën kontroll inflacionin dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik të vendit.

“Jemi të ndërgjegjshëm për misionin tonë. Objektivi ynë është të ruajmë stabilitetin makro-ekonomik, u shpreh Fullani. I pranishëm në këtë prezantim ishte dhe ministri i Financave Ridvan Bode, i cili u shpreh që me anë të politikave të ndërmarra u bë e mundur që vendi ynë të kapërcejë krizën ekonomike globale.

Ne kapërcyem me sukses goditjet e para të krizës pasi patëm një sistem ekonomik të qëndrueshëm si dhe nga politika e ndjekur nga Banka e Shqipërisë. BSH-ja duhet të përmbushë objektivin më kryesor, atë të rritjes ekonomike, theksoi Bode.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›