E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshillat për shtatzëninë pas të 40-ve

Një kujdes i veçantë duhet treguar në raste të tilla, por pa ekzagjeruar

Gjinekologjia. Kur dëshirojmë një fëmijë pas të 40-ve, rreziku më i madh është që të mos ia dalim mbanë, pasi pjelloria te femrat zvogëlohet duke filluar nga të 30-at dhe ulet konsiderueshëm pas të 40-ve, duke u bërë pothuajse e pamundur pas të 50-ve. Në total, 80% e femrave të moshës 45 vjeç, që kërkojnë të mbeten shtatzënë, nuk mbeten dot. Megjithatë, një numër i madh femrash, si Carla Bruni- Sarkozy, e cila është 43 vjeçe, pret një fëmijë.

Sot, çdo vit, rreth 30 000 gra bëhen nëna pas të 40-ve (përkundrejt 8 600 në vitin 1980) dhe 1 500 gra mbi 45 vjeç arrijnë të ngelen shtatzëna (përkundrejt 687 në vitin 1980). Këto shtatzëni të vonuara shpjegohen si pasojë e disa të dhënave, efikasiteti i kontraceptivëve, dëshira gjithmonë në rritje e grave për të pasur karrierë, si dhe familje që kërkojnë të kenë një fëmijë të dytë me partnerin ose partneren e re... Sipas Institutit kombëtar mbi studimet demografike, 25% e lindjeve nga gra mbi të 40-at ndodh kur këto të fundit kanë filluar një lidhje të dytë bashkëshortore.

Duhet thënë se, në momentin që mbetesh shtatzënë, duhen marrë disa masa. Rreziku i një aborti spontan është i shpeshtë pas të 40-ve dhe shtohet me kalimin e viteve. Rreziku i anomalive kromozonale në fetus, që shkakton më pas edhe sindromën Daun, hasen më rrallë tek femrat rreth të 25-ve, një në 900, kurse tek 45-vjeçaret një në 28 raste. Kryerja e analizave, këshillohet gjatë tremujorit të parë si: grupi i gjakut dhe ekografia. Përsa i përket analizës së Amniocentezës (test diagnostiko, i cili vërteton anomalitë kromozonale), nuk para preferohet më. Pasi mund të shkaktojë lindje të parakohshme ose lindje cezariane.

Këshillat mjekësore

Gjatë shtatzënive mbi të 40-at, nënat kanë më shumë rrezik që të vuajnë nga hipertensioni, diabeti, apo edhe kanceri në mitër. Gjithashtu, vdekjet gjatë lindjes në të tilla raste janë më të shpeshta, 7, 8 në 100 000 te femrat 27-vjeçare dhe 27 në 100 000 te femrat 40 deri 44-vjeçare. Si dhe pas lindjes, rastet e trombozës hasen më shpesh te femrat mbi të 40-at.

Por nga ana tjetër, Pr. Rene Frydman-it, kryemjek i shërbimeve gjinekologjiko-obstetrike në spitalin Antoine- Beclere, i cili ka shkruar mbi këtë temë, shprehet se gjërat duhen çdramatizuar disi, “në raste të tilla duhet patur më shumë kujdes, por në planin mjekësor nuk përbën problem”. Dihet që është shumë më e vështirë që të mbetesh shtatzënë në këtë moshë, por kjo po ndodh sa vjen edhe më shpesh, dhe pikërisht në këtë moshë gratë e dëshirojnë më shumë, ato e dinë se çfarë po bëjnë dhe i ndjekin më me përpikëri rekomandimet”. Para disa vitesh, Pr. Michel Tournaire, në një nga veprat e tij, të titulluar “Kënaqësia e të qenit nënë. Shtatzënia pas të 35-ve”, shprehet duke çdramatizuar disi

se, “Gjatë kësaj moshe duhen kryer analiza para dhe gjatë shtatzënisë. Dhe i duhet dhënë fund shqetësimeve të kota si dhe të fajësohen gratë që duan të kenë një fëmijë pas moshës 35 ose 40”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›