Fullani: Zgjedhjet mund te shkaktojne krize ekonomike

“Po, mund te ndikojne”, eshte pergjigjur Fullani ne emisionin “Top Story”, ne Top Channel.
“E rendesishme eshte stabiliteti makroekonomik i Shqiperise. E rendesishme eshte mbajtja e parametrit te deficitit 4.2 perqind. Nuk behet fjale per tejkalimin e ketyre kuotave duke e cuar vendin ne krize. Duhet te krijohet nje rend i ri fiskal qe te kete parasysh keto parametra. Eshte mjaft e rendesishme qe te kemi sasine e likuiditetit te nevojshem ne treg dhe te ruajme ne parametra te pershtatshem shpenzimet publike dhe ato private”, shtoi ai.
Guvernatori ka deklaruar se gjashte mujori i pare i 2009-es do te jete nje periudhe testi per te pare se si mund te preket ekonomia shqiptare nga kriza.
“Tre mujori i pare, ndoshta dhe i dyti, do te jene test mjaft i mire per te pare kete efekt. Eshte akoma heret per te parashikuar masa qe shume vende te tjera i kane marre me kohe”, tha guvernatori.
Ai theksoi rendesine e politikave bujqesore, si nje mase e mundshme per mosprekjen e vendit tone nga kriza.
“Eshte mjaft e rendesishme qe t’i veme theksin politikave, si titulli tokes, bujqesia dhe mundesia e sistemit bankar per te ndihmuar bujqesine. Ne duhet te perqendrohemi tek produktivitetin”, tha Fullani.
Megjithate kreu i BSH-se pohoi se ekziston nje plan per perballimin e nje krize te mundshme ekonomike. Sipas tij, eshte vene ne dispozicion nje fond i vecante i cili do te perdoret per te zbutur pasojat e nje krize. Fullani ka vene theksin e nje sistemi gjyqesor te pershtatshem qe te krijoje besimin per te investuar ne vendin tone.
“Duhet te kemi nje sistem gjyqesor adekuat dhe efektiv qe do ta beje me te sigurte per dhenien e kredive dhe me te besueshem per investime”, tha Fullani.
Duke folur per Fondin Monetar Nderkombetar, guvernatori i BSH-se theksoi se bashkepunimi me kete mision nuk duhet te nderpritet, por te nenshkruhen marreveshje si ajo e kujdesit, qe do te keqyre ekonomine shqiptare ne periudha te caktuara kohore.
“Ne jemi dakord qe te kemi marreveshje me FMN-ne, por te rishikohet tipi i marreveshjes”, tha Fullani.
“Mendojme qe per periudhen e ardhshme mund te kete forma efektive te marreveshjes, si ajo e kujdesit cdo gjashte muaj, qe mund te shikohen”, shtoi ai.