E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Depozitat e shqiptareve, te sigurta

Gjate fjales se tij ne emisonin “Top Story”, guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani ka siguruar gjithe depozituesit per sigurine qe ofrojne bankat ne vendin tone.

“Ne nuk kishim dhe ne nuk kemi krize ne Shqiperi. Po analizojme efektet e krizes globale se si ato do reflektohen neser ne vendin tone. Sistemi i sigurimit te depozitave eshte i mbrojtur dhe ka te gjitha rrjetat dhe zgjidhjet ligjore per te siguruar depozitat ne Shqiperi. Nese nje banke eshte solide ne bilancin e saj, depozitat e saj jane te siguruara dhe te gjitha skemat e tjera jane skema hipotetike mbrojtese”, u shpreh Fullani.

Ai pohoi gjithashtu se masat e marra nga vendet e ndryshe nuk ishin te nevojshme per t’u marre ne vendin tone, pasi bankat nuk u preken nga kriza dhe sistemi nuk u perfshi nga paniku. “Reagimi yne ka qene nje reagim mjaft i kujdesshem ne kushtet ku nuk ishin keto fenomene, keshtu qe nuk mund te marrim te njejtat masa me vendet qe paten probleme me bankat. Tregu shqiptar funksioni normal gjate gjithe kesaj periudhe. Ne keto kushte normale nuk kishte asnje ide apo mundesi per ndryshime sepse nuk ishin te nevojshme”, sqaroi numri 1 i BSH-se.

Fullani pohoi gjithashtu se qendrimi i BSH-se ka qene gjithmone realist, konseguent dhe i mbeshtetur mire ne publik. “Asnje vend nuk mund te garantoje perjetesisht sistemin bankar. Masat e marra ne rrezik jane gjithmone masa te diskutueshme. Per vende si Shqiperia, garancia me e madhe e tyre qendron ne garancine reale qe sistemi bankar u ka dhene depozituesve”, saktesoi Fullani.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›