E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Kemi mbikeqyrur sistemin bankar

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Adrian Fullani ne nje interviste ne emisionin “Top Story” ne TCH ka dhene arsyet perse sistemi financiar shqiptar eshte me pak i prekur nga kriza globale ekonomike.

Gjate fjales se tij, Fullani ka dhene edhe arsyet perse nisi kjo krize ne tregun nderkombetar. “Kjo filloi si nje krize e shtepive, por me pas ajo u kthye ne nje krize besimi. Dhe duke qene se u be e tille lufta e saj frontale u be me e veshtire. Kryesisht u preken shtresat e varfera, ato te paarsimuara dhe emigrantet. Nga ana tjeter, duke qene se u rrit kostoja e ratave, filluan te degradonin dhe kredite per shtepite dhe ne kete situate u krijuan probleme me investimet”, ka sqaruar Fullani.

Ndersa duke u perqendruar tek sistemi financiar vendas, guvernatori ka bere te ditur se permes supervizionit te sistemit bankar eshte shmangur falimentimi i bankave.

“Kredia bankare ka qene nje element i rendesishem per zhvillimin ekonomik vendas dhe BSH ka qene e perqendruar ne mbikeqyrjen e sistemit bankar, duke krijuar incentivat perkates. Gjithashtu, BSH ka vene nje theks mjaft te fuqishem persa i takon supervizionit. Nese sot jemi me te mbrojtur nga kriza nuk eshte rastesi”, ka deklaruar Fullani.

Sipas tij, bankat shqiptare nuk jane prekur nga fenomeni i kredive te keqija dhe fale kesaj situate krijohen fonde qe mund te rrisin kapitalin e tyre.

“Nese kemi kredi me probleme, qe nuk jane kredi te keqija, nga keto kredi gjenerohen fonde brenda bankave qe shkojne nga 40% ne 90%. Pra keto probleme tek ne jane mjaft te kontrolluara per momentin. Bankat duhet te rrisin kapitalet e tyre”, ka pohuar Fullani, i cili ka theksuar se nje tjeter element i rendesishem eshte likuiditeti.

“Nje tjeter element eshte likuiditeti. Vendet kane rene ne krize pasi niveli i likuiditetit ishte mjaft i ulet. Ndersa tek ne nuk eshte keshtu, likuiditeti eshte 40%. Sistemi bankar shqiptar mbart elementet e sigurise per te ardhmen. Ka disa rrjeta sigurie qe kane bere qe sistemi jone te jete me pak i prekur”, ka shtuar Fullani.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›