E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode mbron pr/buxhetin 2009 ne Kuvend

Ministri i Financave ka paraqitur para deputeteve pr/buxhetin per vitin 2009 duke e mbrojtur dhe duke theksuar se ky buxhet mbeshtet fuqishem buxhetoret dhe shtresat e mesme e te varfra te popullsise.

“Ne kater vite kemi rritur me nje pike arsimin. Per kater vjet eshte bere dyfishimi i pagave te uleta ne administraten publike. Paga mesatare e buxhetoreve eshte rritur me 74 % ne 4 vite. Paga mesatare per punonjesit te arsimit do jete 46 mije leke te reja ne vitin 2009”, theksoi Bode.

Ne vijim te fjales, ai shtoi se, te ardhurat e pensionisteve shkojne 11.240 leke ose 35 % me shume. “Rezultatet e mesiperme jane bazuar jo ne rritjen e borxhit publik, por ne rritjen e te ardhurave. Borxhi publik per 2009-en perben nje arritje tjeter, pasi deficiti buxhetor do te jete 4.2 % e PBB-se ose 1 % me pak nga 2008-a”, qartesoi ministri.

Bode nenvizoi gjithashtu edhe faktin se ne kater vitet e fundit, deficiti buxhetor eshte rreth 30 % me pak. “Ne kater vitet e fundit kemi mundesuar nje suficit primar. Buxheti i 2009-es ka karakteristiken e sigurise se larte te venies ne zbatim. Ne vitin 2005 gjithe kontigjenca e buxhetit ishte vetem 2 miliarde leke. Siguria qe karakterizon kete buxhet eshte nje shtyse dhe inkurajim per investitoret”, perfundoi ministri i Financave. 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›