E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani Zhvillimi i tregut nderbankar objektivi yne themelor

 Banka e Shqipërisë ka nisur zbatimin e projektit të binjakëzimit të BSH me BI dhe Francës.

Në kuadër të procesit të integrimit europian, BQ e vendit, ka zhvilluar një takim me drejtues të sistemit bankar në vend dhe përfaqësues të Shoqatës shqiptare të bankave.

Projekti synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përafrimin e kuadrit ligjor dhe operacional të BSH me standardet më të mira europiane.

Në fjalën e tij, guvernatori i Bankës së Shqipërisë theksoi rolin e madh që instituti qendror financiar në vend ka zhvilluar gjatë viteve të krizës në rajon në drejtim të politikës monetare.

“Zhvillimi i tregut ndërbankar, - ka thënë Fullani, - është një nga objektivat themelor të BSH-së.

“Pavarësisht progresit të bërë në sistemin bankar shqiptar, theksoi Fullani, rruga që duhet ndjekur në këtë drejtim është ende e gjatë”.

Gjatë takimit, u vu në dukje përpjekjet e BSH për zhvillimin e tregut ndërbankar të parasë dhe të tregut dytësor të titujve qeveritarë.

Për BSH, rëndësi të veçantë merr zhvillimi i tregut financiar, në të gjithë segmentet përbërës, si një objektiv strategjik.

Guvernatori i Bankës Qendrore u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve të sistemit bankar për një bashkëpunim më të fortë, duke shprehur besimin për një të ardhme më të sigurt të tregut financiar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›