TEG, bum vizitorësh në ditën e parë të hapjes

Hapja e qendrës më e madhe tregtare në Shqipëri, Tirana East Gate ka thyer rekordet në shitje ndonëse është dita e parë që hedh produkte në treg. Pavarsisht parashikimeve për një sukses të mundshëm, TEG ka tejkaluar parashikimet e frekuentuesve, ku numërohen plot 130 mijë vizitorë, jo vetëm nga Tirana por edhe nga rrethet.
TEG u inagurua një ditë më parë në një ceremoni me qindra të ftuar në praninë e kreut të qeverisë Berisha, ambasadorit amerikan Aleksadër Arvizu, trupit diplomatik, kryetarit të bashkisë Lulzim Basha , një sërë ministrash, përfaqëues të botës së medias e biznesit etj.
Me një hapësirë prej 90,000 m2. "TEG" krijon një ndërthurje mes kënaqësisë së blerjeve dhe argëtimit, duke nisur me numër të madh dyqanesh me market më të njohura, tek agjencitë e udhëtimit apo të këmbimit, ndërsa baret e restorantet japin mundësinë e një oazi relakuses për çdo vizitor të saj. Vlera prej 104 milionë euro e rendit atë në investimin më të madh në historinë e tregut shqiptar dhe në një nga qendrat më të rëndësishme në rajon.