E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mark Marku per ABC News Buxheti 2012 parandalon prekjen e vendit nga kriza ekonomike

Miratimi i buxhetit, është një moment i rëndësishëm politik.

Ky ka qenë vlerësimi i dhënë nga deputeti demokrat Mark Marku, gjatë një interviste në “ABC News” lidhur me miratimin e dokumentit më të rëndësishëm ekonomik për vendin.

Sipas tij, ky është një buxhet që parandalon prekjen e Shqipërisë nga kriza ekonomike.

“Eshtë opozita ajo që mundohet të krijojë idenë e krizës.

Ndërsa ky buxhet parashikon zhvillimin e vendit dhe ka shumë përparësi”, tha Marku.

Duke shtuar më tej, se qeveria është duke bërë përpjekje të mundshme për parandalimin e krizës.

“Buxheti parashikon rritjen e pagave dhe pensioneve”, vuri në dukje deputeti demokrat më tej.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›