Shehu per ABC News Buxheti 2012 realist me fond te vecante kunder efekteve te krizes
Buxheti 2012 është shumë realist dhe paraqet një rritje prej 8% për ekonominë e vendit.
Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, lidhur me miratimin e buxhetit për vitin 2012, gjatë një bisede në studion e “ABC News”.
Duke shtuar më tej, se ky buxhet, ka një fond të posaçëm për përballimin e efekteve të mundshme negative të krizave financiare.
“Shqipëria nuk është as burimi dhe as shkaku i krizës. Ajo nuk është prekur prej saj dhe është rritur ekonomikisht.
Opozita nuk ka parashtruar alternativat e saj për buxhetin dhe ajo insiston që ekonomia shqiptare ka pësuar rënie.
Ajo madje kritikon qeverinë për optimizmin e saj në rritjen e të ardhurave”, u shpreh ai.
Më tej, deputeti Shehu u shpreh se rritja ekonomike për vitin e ardhshëm parashikohet të jetë në nivelin rreth 4% dhe më e lartë se ajo e viteve të kaluara.