E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajmerimi, nisin presionet per rritjen e cmimeve

Rritja e pergjithshme e cmimeve ka intensifikuar ritmet gjate tremujorit te fundit te vitit, duke vijuar edhe pergjate ketij viti. Periudha e fundit e 2009 justifikon kete fakt, me rritjen e konsumit dhe rritjen e cmimeve pergjate muajit dhjetor nga festat e fundvitit. Ndersa duke filluar qe nga muaji shkurt, qytetaret do te paguajne faturat me cmimin e rritur te energjise elektrike, i cili perben nje shkak thelbesor per rritjen e inflacionit gjate ketij viti. Banka e Shqiperise njoftoi dje, se tendenca rritese e inflacionit gjate tremujorit te fundit te vitit 2009 ishte nje zhvillim i pritur. Ai eshte formuar ne masen me te madhe nga faktore me natyre kalimtare, te cilet nuk pritet te gjenerojne presione te qendrueshme inflacioniste. Ne vecanti, ky zhvillim eshte ndikuar nga rritja e cmimit te produkteve ushqimore, te cilat reflektojne efektin e vonuar te nencmimit te kursit te kembimit, konjukturat e tregjeve nderkombetare dhe problemet strukturore te tregut shqiptar, shpjegon me tej banka ne analizen e saj. Keto faktore pritet te ushtrojne presione inflacioniste edhe gjate gjashtemujorit te pare te vitit 2010, duke u plotesuar ndoshta edhe nga reduktimi i pritshem i ofertes se produkteve bujqesore, si pasoje e permbytjeve qe sapo kaluan. Megjithate, prirja e qendrueshme e inflacionit baze dhe vlerat e uleta te inflacionit te mallrave te patregueshme, konfirmojne se presionet inflacioniste te ushtruara nga kerkesa e brendshme jane te moderuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›