Fullani kerkon mbrojtjen e Shqiperise nga kontaminimi i krizes
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i ka kërkuar Komisionit Europian, që Shqipërisë t’i rezervohet një trajtim i veçantë për mbrojtjen nga kontaminimi i krizës. Në takimin që ai ka patur me komisionerin për ekonominë dhe çështjet monetare, Olli Rehn, guvernatori Fullani ka kërkuar që të ndërhyhet ndaj tkurrjes së aktivitetit dhe zvogëlimit të kreditimit të bankave bija europiane në Shqipëri. Kjo pasi bankat europiane tashmë nuk përballen vetëm me problem likuiditeti, por edhe me ulje të ndjeshme të kredisë, gjë që ka impakt negativ tek bankat bija në vendet jashtë Bashkimit Europian si në Shqipëri.
Në kuadrin e forumit Vienna 2, guvernatori Fullani, ka kërkuar të krijohet një mekanizëm për ndërhyrjen e shpejtë në vendet ku ka probleme.
Viena 2 pritet të sjellë një ndryshim në parandalimin e efekteve të krizës në sistemin bankar edhe për vendet jo anëtare të Bashkimit Europian.