E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Kosove nje treg i vetem

Kriza në eurozonë sjell nevojën e një bashkëpunimi më të gjerë rajonal dhe marrjen e masave për përballimin e efekteve negative. E në mënyrë të veçantë, është Shqipëria dhe Kosova që duhet të funksionojnë si një treg i vetëm. Është ky mesazhi që vjen nga kreu i ekonomisë dhe tregtisë në Kosovë, Mimoza Kusari –Lila, e cila ishte e pranishme në takimin ministerial të mbajtur në Tiranë, ku merrnin pjesë të gjithë minsitrat e ekonomisë, në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Kusari-Lilës, takimi i zhvilluar së fundmi në Tiranë, kishte për qëllim vendosjen e objektivave mes vendeve të rajonit Juglindor, për të bërë tregjet që të funksionojnë si një unik përballë krizës ekonomike.

Në konferencë, ministrat e vendeve të rajonit nënshkruan strategjinë e zhvillimit 2020, ku parashikohet bashkëpunimi në sektorët e ekonomisë, arsimit, kulturës etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›