Hapet tenderi për licencën e tretë 3G

Ministria e Inovacionit dhe Teknologjisë, ka autorizuar Autoritetin e Komunikimeve Elektronike që të hapë garën për operatorin e tretë të telefonisë fikse që do të marrë këtë licencë.
Gara për hapjen e tenderit është 12.5 milionë euro dysheme, ashtu sikurse ka qenë edhe në dy garat e para. Përdorimi i teknologjive të brezit të tretë (të njohura si 3G apo Third Generation) nga kompanitë celulare kanë sjellë një kapacitet shumë më të lartë në transmetimin e të dhënave në telefonat e pajisjet celulare dhe ka rritur shumë herë shpejtësinë e internetit në këto aparate.
Me aplikimin e teknologjive 3G është hedhur një hap tjetër i rëndësishëm në realizimin e projektit Shqipëria Digjitale. Tenderi për licencën e tretë 3G, që do të çelet ditët e ardhshme, do të administrohet nga AKEP. /Start/
2011-12-28 12:14