Fullani: në 2010, shqipëria rritje me 3.9%
10/06/2011 Kuvendi i Shqipërisë u mblodh dje në seancë plenare, opozita mungon sërish
Bode: Do rrisim kapitalet e kreditimit edhe për sektorin privat
Në mungesë të deputetëve të opozitës, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh dje në seancë plenare, ku u miratuan një sërë projektligjesh të rëndësishme për ekonominë dhe mjedisin. Deputetët e pranishëm u njohën dje me raportimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2010.
Raporti 2010
Në fjalën e tij përpara deputetëve, guvernatori Ardian Fullani vuri në dukje se gjatë vitit 2010 ekonomia shqiptare pati zhvillim pozitiv me një aktivitet në rritje dhe shënoi përmirësim të stabilitetit makroekonomik e të treguesve të shëndetit financiar. Për vitin e shkuar sipas Fullanit ekonomia pati një rritje prej 3.9%, një rritje e kënaqshme kjo sipas tij, po të marrim parasysh situtatën ekonomike botërore. Sipas Fullanit, gjatë vitit të kaluar pozicioni i jashtëm i ekonomisë u përmirësua, raportet e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik ndaj PBB-së shënuan rënie, stabiliteti financiar u konsolidua, ndërmjetësimi financiar u zgjerua më tej dhe normat e interesit e primet e rrezikut në tregjet financiare shënuar rënie. Më tej, zoti Fullani theksoi se mjedisi pozitiv ekonomiko-financiar gjatë vitit 2010 mundësoi ruajtjen e një natyre stimuluese të politikës monetare të shfaqur gjatë vitit 2009. “Kjo politikë ka nxitur tendencën rënëse të normave të interesit dhe ka plotësuar më tej efektet stimuluese të ardhura nga nënçmimi i kursit të këmbimit”, tha zoti Fullani. Në përfundim të shqyrtimeve të projektligjeve dhe rezolutave, Kuvendi miratoi edhe projektrezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së institucionit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2010”, të prezantuar nga vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Rezoluta
Deputetët e Kuvendit, në punimet e seancës së djeshme shqyrtuan ratifikimin e vendimeve të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD). “Miratimi i rezolutës së Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), për rritjen e kapitalit themeltar të autorizuar, rrit mundësitë për kreditim nga ana e kësaj banke ndërkombëtare jo vetëm për projektet publike, por edhe për sektorin privat”, deklaroi dje në Kuvend ministri i Financave, Ridvan Bode, duke nënvizuar faktin se investimet e kësaj banke në vendin tonë arrijnë shifrat e disa qindra milionë eurosh. Gjithashtu, Bode theksoi në fjalën e tij se “Qeveria shqiptare, me miratimin e kësaj rezolute nuk ka kosto, por rritja e fitimit të kësaj banke rrit edhe kapitalet e qeverisë shqiptare në këtë bankë”. Më tej, në fjalën e tij, ministri i Ekonomisë shtoi duke thënë se bankat e zhvillimit kërkojnë të luajnë një rol më evident, sidomos në vendet në zhvillim, duke kërkuar rritjen e pjesëmarrjes në projektet e zhvillimit, si dhe të linjave të kreditimit për biznesin privat. Kjo “për të kompensuar atë hapësirë bosh që lë sistemi bankar nga tërheqja dhe ndryshimi i rregullave të financimit dhe kreditimit të ekonomive respektive”, tha Bode.
Bojkoti i opozitës
Ndërsa sa i përket qëndrimeve të opozitës, deputetët e saj nuk ishin as seancën e djeshme të pranishëm, në shenjë kontestimi ndaj rezultateve të KQZ-së për kryetarin e Bashkisë Tiranë. Përjashtim bënë vetëm dy deputetët e grupit socialist, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, të cilët kanë thyer bojkotin që në seancën e parë të zhvilluar pas zgjedhjeve vendore të 8 majit, duke qenë prezentë në sallën e Kuvendit.
Stabiliteti ekonomik
“Gjatë vitit të kaluar pozicioni i jashtëm i ekonomisë u përmirësua, raportet e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik ndaj PBB-së shënuan rënie, stabiliteti financiar u konsolidua, ndërmjetësimi financiar u zgjerua më tej dhe normat e interesit e primet e rrezikut në tregjet financiare shënuar rënie”, tha dje në Kuvend Ardian Fullani.
Rezoluta e Bordit të Guvernatorëve
“Nuk do të ketë pagesë për shtesën e kapitaleve respektive dhe rritjen e kapitaleve të qeverisë në këtë bankë nga ana e qeverisë shqiptare, përkundrazi ka vetëm shtim kapitalesh, ose thënë ndryshe, fitimit të kësaj banke në vite, në të cilat janë pjesë edhe kapitalet e qeverisë shqiptare”, u shpreh ministri Bode.