Fullani shmang panikun: Bankat në Shqipëri, të sigurta
Sistemi bankar shqiptar është i sigurt, i mirëkapitalizuar, fitimprurës dhe likuid. Ky është qëndrimi i fundit i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i mbajtur dje, gjatë mbledhjes së radhës. Për ta bërë më të besueshëm, Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, ka paraqitur një sërë faktorë që japin garanci për një sistem të fortë bankar dhe të qëndrueshëm. Në këtë pikë, Fullani ka hedhur poshtë pretendimet se kriza financiare, që ka përfshirë gjysmën e botës, mund të prekë edhe Shqipërinë. Duke u nisur nga disa shkaqe, kreu i BSH ka renditur të parën standardet që aplikojnë bankat tona, të cilat nuk janë aq të zhvilluara sa ato në tregjet e përparuara financiare. "Rritja ekonomike po ecën sipas parashikimit, inflacioni po kapërcen problemet, ndërsa politika fiskale ka mbështetur krijimin e një teprice buxhetore pozitive gjatë periudhës janar-qershor 2008", tha Fullani. Këto janë disa nga faktorët që tregojnë qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, e cila nuk është përfshirë aspak nga kriza financiare e SHBA-së dhe Evropës.
Situata
BSH ka monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën e parasë në tregut bankar dhe, nëpërmjet përdorimit të instrumenteve përkatëse financiare, ka synuar ruajtjen e qëndrueshmërisë në nivelin e likuiditetit dhe të normave të interesit. "Do të ketë kontrolle të vazhdueshme ndaj bankave të nivelit të dytë në mënyrë që të mos krijohen probleme me sistemin", bëri të ditur Fullani. Sipas kreut të BSH-së, burimi kryesor i financimit të veprimtarisë mbeten depozitat e publikut, ndërkohë që edhe pse me rritje, financimi i veprimtarisë nëpërmjet linjave të kreditimit të marra nga grupet bankare zotëruese është ende në nivele të pranueshme.
Rreziku
Analizat e skenarëve të rrezikut, konfirmojnë se sektori bankar është në gjendje të mirë për të përballuar rreziqet e ndryshme, që mund të rrjedhin si rezultat i lëvizjeve të padëshirueshme në kursin e këmbimit dhe në normat e interesit. "Megjithatë, nevojitet një ndjekje e kujdesshme e ecurisë së cilësisë së aktiveve dhe ka ardhur koha për t‘i kushtuar një vëmendje më të madhe ecurisë së treguesve të likuiditetit", bëri të qartë Guvernatori i BSH-së. Për sa i takon kreditimit, Fullani garantoi se treguesit janë tërësisht të kontrollueshëm.
Frika
Në kuadrin e zhvillimeve ekonomike globale, pasiguria për zhvillimet e ardhshme në çmimet e mallrave të konsumit dhe në rritjen ekonomike në vendet e Bashkimit Evropian, të Zonës së Euros dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të diktojë ecurinë e normave të interesit në tregjet e parasë dhe të kredisë, si edhe ecurinë e kursit të këmbimit. Kjo është vetëm njëra anë e ndikimit, pasi, sipas Fullanit, vijimi i mëtejshëm i krizës mund të sjellë pasoja negative për eksportet shqiptare dhe për investimet e huaja.
Detyrat
Bankat të ndjekin një politikë të identifikimit sa më të shpejtë të kredisë me probleme dhe të krijojnë menjëherë fondet përkatëse rezervë. Banka e Shqipërisë do të rrisë numrin e kontrolleve për të verifikuar këtë proces.