E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani, takim me bankat e rajonit

Pavarësisht se ne përballuam mjaft mirë krizën ekonomike e cila përfshiu mjaft vende të fuqishme por përsëri duhet të kemi kujdes. Kështu u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në konferencën me temë "Ndërtimi i kapaciteteve për zbatimin dhe implementimin e politikave". "
Tashmë ne duhet të mendojme për problemet që do të vijnë në të ardhmen dhe duhet të përqëndrohemi në regjimin e politikës monetare si dhe në bashkërendimin e kapaciteteve politike" vazhdoi Fullani.
Në konferencë vazhdoi më tej Fullani do të diskutohet për gjetjen e kapaciteteve dhe gjetjen e prioriteteve të secilës ekonomi nga këndvështrimi rajonal. Guvernatori Fullani u shpreh se politikanët duhet të mbështesin zhvillimin rajonal duke gjetur stimuj në mënyrë që të përfitojë i gjithë rajoni.
Konferenca me pjesëmarrjen e bankave të rajonit për diskutimin e problemeve dhe sfidave ekonomike të së ardhmes do të vazhdoj punimet për dy ditë me radhë dhe është e para e këtij lloji e mbajtur në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›