E Shtunë, 31 Tetor 2026

Produktet shqiptare importohen me "Made in Albania"

Për një cilësi më të mirë të produkteve shqiptare të cilat do të kenë mundësi që në të ardhmen të importohen me vulën "Made in Albania". Kjo ka qenë kryefjala e aktivitetit ku kanë marrë certifikatën e cilësisë 19 firma të sektorit të peshkimit dhe agroushqimores. Në fjalën e tij minisitri i Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Komsumatorit, Genc Ruli e ka vënë theksin në përmbushjen e kritereve të firmave shqiptare për të eksportuar drejt vendeve të BE.
Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe këshilltari i kryeministrit Lufter Xhuveli si dhe përfaqësues të firmave që morën këtë certifikatë.
I gjithë ky aktivitet është organizuar nga Insituti Italian për Tregtinë e Jashtme në bashkëpunim edhe me ministrinë e Bujqësisë ku për 18 muaj firmat shqiptare kanë zhvilluar kurse me qëllim përgatitjen e personelit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›