Lezhe, ka nis procesi i aplikimit për kartat e identitetit
Ka filluar këtë të mërkurë procesi i pajisjes së qytetarëve me leternjoftimet elektronike, në qytetin e Lezhës. Qytetarët i janë drejtuar postës për të marrë mandatet e arkëtimit dhe më pas kanë vijuar me aplikimet.
LEZHE- Në ambientet e zyrës postare të qytetit të Lezhës ka nisur sot aplikimi për pajisjen me letërnjoftime elektronike. Qytetarët i janë drejtuar postës për të marrë mandat arkëtimin dhe më pas kanë vijuar aplikimin pranë ambienteve të ngritura për këtë qëllim. Në ditën e parë nuk ka pasur radhë nga ana e qytetarëve, ndërsa drejtoresha e postës ka deklaruar se në shërbim të tyre janë 5 sportele dhe pritet të vihen në dispozicion të këtij shërbimi edhe dy sportele shtesë. Fillimisht janë 5000 mandat arkëtimi në dispozicion të qytetarëve ndërsa në varësi të kërkesës do të bëhet edhe furnizimi i postës me të tjera mandate arkëtimi nga firma e cila merret me këtë proces. (a.r/news24/balkanweb)