Majko: Kandidatët duhet të përballen në debate
Nga qyteti i Korçës, deputeti socialist Pandeli Majko është shprehur se ai është mbështetës i përballjes televizive të kandidatëve në këtë fushatë. Majko, duke ju referuar debatit që pritet të organizohet në qytetin e Korçës, ka shtuar se sinjali që do të japë përballja në Korçë nuk vlen vetëm për këtë zonë elektorale, por për të gjitha përballjet në Shqipëri. “Përballë qytetarit, përballë votuesit, kandidatët duhet të dalin dhe të përballen me njëri-tjetrin. Pavarësisht polarizimit politik që ekziston në Shqipëri, ne dimë të komunikojmë edhe si njerëz. Riktheksoj faktin që në këto momente të fushatës elektorale është shumë e rëndësishme që sinjalet që do të ofroja Korça, nuk do të jenë vetëm për Korçën, por do të jenë në një rrafsh më të gjerë. Prandaj jemi këtu për të shprehur gatishmërinë tonë më të plotë, lidhur me sa thashë më lart”, është shprehur Majko.
Ish-kryeministri me këtë deklaratë ku kishte parasysh jo vetëm përballjen që kërkoi mes dy kandidatëve për bashkinë e Korçës,në fakt del kundër vendimit të kryetarit të Partisë Socialiste Rama, i cili nga ana e tij ka deklaruar disa herë se nuk do të dalë në debat me kandidatin e maxhorancës, Lulzim Basha. Rama pak ditë më parë i ftuar në emisionin “Debat” në Vizion Plus i pyetur nga gazetari Alfred Peza për një debat të mundshëm me Bashën, u përgjij se “këtë mund ta harroni që tani, pasi unë nuk kam garë me njeri tjetër veç Saliut”. Por tradita e debateve për zgjedhjet e 8 majit nuk po respektohet vetëm në Tiranë. Në të vërtetë shumë nga kandidatët nuk po lejohen nga selitë qëndrore që të dalin në debate duke pasur frikën e regaimit të elektoratit pas ballfaqimeve televizive. Tradita e vetme e mirë që u krijua sa i përket debatit për Tiranën daton në vitin e largët 2000 ku në “Opinion” u përballën Edi Rama dhe Besnik Mustafaj. Rama para diztësh refuzoi he një ftesë të furimit të 31 intelektualëve “Iniciativa për Tiranën” të cilët ftuan dy kandidatët e Tiranës dhe vetëm Basha ishte i pranishëm në dy seanca.