“’Imuniteti’, vetëm në vjeshtë”

Fatmir Xhafaj, deputet i PS-së
Pas propozimeve të mazhorancës për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj tha se iniciativa e fundit e Partisë Demokratike është në të njëjtën linjë me atë të propozuar nga socialistët kohë më parë duke lënë të nënkuptohet se PS mund të japë konsensus për këto ndryshime.
Sipas Xhafajt qëndrimi konkret i Partisë Socialiste për heqjen e imunitetit nëpërmjet rrugës kushtetuese, bie ndesh me deklaratat politike të Partisë Demokratike, të cilët mesa duket kanë reflektuar mbi propozimet e tyre.
“Ndryshimet kushtetuese nuk mund të jenë përmes një procedure të zakonshme, që do të thotë që këto ndryshime duhet të marrin pëlqimin në radhë të parë të popullit. Përfshirja e grupeve të interesit të shoqërisë civile është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe ekspertiza ndërkombëtare, është rasti që Kuvendi të tregohet i përgjegjshëm për të shprehur kështu dhe një reflektim ndaj asaj që ka ndodhur në 2008, por edhe për të vendosur një standard të ri në procesin ligjvënës kushtetues”, vijon ai.