Beteja kundër plastikës

Derisa muajt e ftohtë të dimrit kaluan, me tharjen e motit, banorët e vendit po përballen me panorama aspak të këndshme. Pamjeve të gjelbëruara aty-këtu, më shumë i bëjnë konkurrencë pirgjet me mbeturina të hedhura pa kriter në rrethinat e kryeqytetit.
Letra, mbeturina plastike dhe plehra urbane, janë ato që më së shumti bëjnë pjesë në këto varreza gjigante të mbeturinave. Megjithatë, lajmi i mirë është së tashmë ka dikush që do të merret me një pjesë të këtyre mbeturinave.
Afër tymtarëve të KEK-ut në Obiliq, gjendet fabrika për riciklimin e mbeturinave të plastikës. Mallrat e pavlera e të hedhura tutje, shërbejnë që kjo fabrikë t’i bëjë sërish të vlefshme për përdorim.
Kjo është fabrika ricikluese që quhet “Plaskos”. Ndonëse udhëheqësit e saj e konsiderojnë këtë si biznes jo shumë fitimprurës, ideja kryesore, sipas tyre, ka qenë zvogëlimi i sasisë së mbeturinave nëpër rrugët e kryeqytetit dhe vendit ku jetojnë ata, Obiliqit.
Ilir Krasniqi është menaxheri i kësaj fabrike. Ai thotë se ideja e hapjes së këtij biznesi, i është bërë për faktin që kanë dashur të kontribuojnë në pakësimin e mbeturinave të shumta që gjenden në vend.
Megjithatë, ai konsideron se kjo është si një ‘pikë uji në det’, pasi, sipas tij, në mbrojtjen e ambientit duhet të kontribuojnë të gjithë.
“Ne jemi një fabrikë që bën mbledhjen e mbeturinave të plastikës. Ne kemi filluar të punojmë qysh para tri vjetësh, e tërë ideja ka qenë që ne ta rregullojmë ambientin. Kemi shumë mbeturina nëpër Kosovë në përgjithësi. Kjo i ndihmon, por jo në atë masë sa për mos u dukur mbeturinat nëpër qytete. Kjo është sikur një pikë ujë në det”, thotë Krasniqi.
Ai tregon se mbledhja e mbeturinave bëhet kryesisht në rrethinë të Obiliqit dhe në Prishtinë.
Krasniqi tregon se mbledhja e mbeturinave të plastikës në këto vende bëhet kryesisht nga persona që bëjnë edhe grumbullimin e metaleve dhe materialeve të tjera ricikluese.
Sipas tij, vetëm në rajonin e Prishtinës janë pesë grumbullues që dorëzojnë mallin në fabrikën ‘Plaskos’.
“Ne kemi disa njerëz që e sjellin plastikën te ne në fabrikë. Ata vijnë çdo dy javë apo një herë në muaj dhe na dorëzojnë mbeturinat e plastikës, ndërsa çmimi i tyre për kilogram mund të jetë 20 deri në 30 centë. Çmimi ndryshon pasi që ka raste kur plastika është shumë e ndotur me lloç, e që mund të shtojë peshën më shumë”, thotë ai.
Nga pirgu i madh i mbeturinave të ndryshme plastike, produkti final i tyre duket në formë granulash, të cilin punëtorët e kësaj fabrike e paketojnë në thasë të shumtë.
Menaxheri i kësaj fabrike tregon se produkti final që prodhojnë quhet regranullat, për shitjen e së cilit është gjetur tregu brenda Kosovës. Krasniqi tregon se ky produkt shitet në një fabrikë të Ferizajt, e cila bën prodhimin e gjësendeve plastike, duke përfshirë fshesa oborri, bidonë, kova etj.
Në këtë fabrikë, e cila vepron që nga viti 2008, janë të punësuar 18 punëtorë, paga mujore e të cilëve sillet nga 180 deri në 300 euro.
Njeri nga punetoret e Plaskosit thotë se me këto para mban familjen dhe se kjo është punë mjaft e mundimshme. Sipas tij, ndalja e rrymës shpeshherë e bën edhe më të lodhshme punën e tij, edhe pse thotë se janë vetëm pak metra larg KEK-ut.
“Unë këtë punë e bëj me dëshirë, pasi që nga kjo rrogë jetoj, mirëpo nuk është aspak e lehtë dhe më shumë e kemi të vështirë kur bëhet ndalja e rrymës. Kjo për shkak se na bëhet grumbullimi i madh i mbeturinave që duhet futur në proces të përpunimit”, thotë ky punëtor, i cili nuk dëshiron të identifikohet.
Për mungesë të energjisë elektrike ankohen edhe udhëheqësit e kësaj fabrike. Këtë gjë ata e llogarisin si një ndër faktorët që më së shumti dëmton biznesin e tyre.
“Qeveria jonë nuk na ndihmon që fabrika të përparojë. Përpos që nuk e bën stimulimin e biznesit tonë, ne na bëhet edhe një dëmtim shumë i madh. Kjo bëhet nga reduktimet e mëdha të KEK-ut. Kur nuk kemi rrymë, ne rrimë, nuk kemi se çka të bëjmë tjetër”, thotë Ilir Krasniqi.
Ndërsa udhëheqësi i divizionit për kimikate dhe mbeturina në MMPH, Enver Tahiri thotë se kjo ministri ndihmën që mund t’ua ofrojë bizneseve të tilla të riciklimit është në aspekt administrativ e jo financiar.
“Ne nuk mund të ndihmojmë financiarisht mirëpo mund t’ua lehtësojmë procedurat administrative. Jemi duke shikuar mundësinë që të bëjmë stimulimin e njerëzve që të bëjnë mbledhjen e mbeturinave në cilësinë e biznesit. Në këtë mënyrë do të mund të largonim mbeturinat nga rruga”, thotë Tahiri.
Ai tregon se tashmë vendi ka një problem më pak sa i përket grumbullimit të mbeturinave të metaleve. Kjo, sipas Tahirit, është bërë për faktin se çmimi i tyre është mjaft i lartë në treg dhe se për këtë arsye edhe bëhet grumbullimi i tyre.
“Tashmë nuk e kemi problemin me metalet, sepse njerëzit e mbledhin atë pasi që kanë leverdi”, thotë ky zyrtar i MMPH-së.
Tahiri pohon se tashmë Ministria ka avancuar mjaft shumë me hartimin e ligjeve sipas standardeve të Bashkimit Evropian, porse problem mbetet zbatimi i tyre.
“Ne kemi trans-pozim shumë të mirë të direktivave evropiane në ligje, sidomos atë të Mbeturinave, po edhe Ligjin e mjedisit. Ne kemi bërë një mori ligjesh që sot nuk mund të them se nuk ka ligje dhe nuk mund të veprojmë, mirëpo zbatimi i tyre është pak më i ngadaltë që pa dyshim duhet të angazhohemi të zbatojmë ligjet se ato janë tashmë me kriteret e BE-së”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcillar pohon se tashmë janë hartuar politika të mira për mbrojtjen e natyrës. Ai thotë se një ndër faktorët që mund ta mbajnë ambientin e pastër është edhe kryerja e riciklimit të mbeturinave.
“Besoj se me riciklim mund të ndikojmë të kemi një mjedis edhe më të pastër, por edhe një shans edhe për zhvillimin ekonomik. Të gjitha ne duhet ta mbrojmë mjedisin dhe të krijojmë kushte për menaxhimin sa më të mirë të mbeturinave, por gjithashtu të krijojmë kushte që qytetarët të kenë qasje për një mjedis më të pastër dhe më të gjelbëruar”, thotë ministri i MMPH-së.
Industria e riciklimit konsiderohet në të gjitha vendet e Evropës si një mënyrë alternative për trajtimin e mbetjeve urbane dhe industriale, prandaj edhe quhet Industria e Ambientit. Kjo industri sjell përfitime, duke kursyer energji dhe materiale në sistemin e prodhimit dhe ul sasinë e mbetjeve të ngurta në ambient.
Riciklimi
Është proces ku krijohen efekte teknike, ekologjike si dhe ekonomike. Riciklimi konsiderohet jo aq prioritar në krahasim me zvogëlimin e sasisë së mbeturinave, sepse për ripërdorimin e produkteve nevojitet më tepër energji dhe lirohen më tepër ndotës sesa prodhimi i produktit në rend të parë. Ripërdorimi ruan energji dhe zvogëlon ndjeshëm ndotjen në krahasim me riciklimin.
Mbeturinat e plastikës
Lëndët plastike nuk mund të shpërbëhen në mënyrë të natyrshme, biologjike. Periudha kohore e përdorimit të objekteve me lëndë plastike, shpesh është e shkurtër, por nga ana tjetër, krijon për mjedisin probleme për një kohë mjaft të gjatë. Në Kosovë trajtohet një sasi shumë e vogël e kësaj lënde, e cila do të sillte përfitime ekonomike.
Fakte
Për prodhimin e kutive të vogla të kosit, në industri nevojiten vetëm 5 sekonda, ndërsa për shpërbërjen e saj, natyrës i duhet 10 mijë vjet.