Në EULEX, vijnë të tjerë

Policët rumunë të EULEX-it, të zënë me cigare dhe alkool kontrabandë, vazhdojnë të jenë edhe më tej zyrtarë që ruajnë rendin dhe ligjin.
Por tash vetëm në shtetin e tyre.
Pasi janë zbuluar duke çuar në shtëpi cigare e alkool nga Kosova, pa i deklaruar në doganë, 16 xhandarët rumunë janë përjashtuar nga misioni i EULEX-it në të cilin shërbenin. Por të njëjtit, vazhdojnë të jenë pjesëtarë të xhandarmërisë rumune, së paku deri në momentin kur Komisioni hetimor i krijuar për këtë çështje nga shteti rumun, të japë rezultatet e hetimeve.
I kontaktuar të premten nga Expressi, këtë fakt e pohon Marius Teodorescu, kapiten i Xhandarmërisë rumune në zyrën për media në Bukuresht.
“Ata ende janë pjesëtarë të xhandarmërisë deri në përfundimin e hetimeve. Komisioni hetimor do të japë vlerësim për këtë”, thotë kapiten Marius Teodorescu.
Por me gjestin që kanë bërë, 16 xhandarët rumunë, duket se janë përshëndetur njëherë e mirë me punën e tyre në Misionin e EULEX-it në Kosovë.
“Në fund të hetimeve do të shihet nëse ata do të mund të marrin pjesë në ndonjë mision tjetër ndërkombëtar”, shpjegon zyrtari i policisë rumune, duke sqaruar se në vend të tyre, në EULEX do të dërgohen zyrtarë të tjerë.
Ndërkohë, veprimi i këtyre 16 policëve, duket se i ka lënë shije të hidhur edhe shefit të EULEX-it, Yve De Kermabo. Tash shpresa e tij e vetme janë qytetarët e Kosovës.
“Populli i Kosovës e di pse jemi ne (EULEX-i) këtu. Jemi thellësisht të angazhuar të mbështesim luftën kundër korrupsionit”, thotë Kermabo për Express.
Por qytetarët e Kosovës kanë dy vjet që e dinë pse ka ardhur EULEX-i. Në fakt, kosovarët prisnin që ky mision të niste “stinën e arrestimeve” të paralajmëruara.
I pyetur nga Expressi se sa kredibile mund të jenë deklaratat e tij për luftë kundër këtij fenomeni, kur vetë zyrtarët e tij janë zënë duke kontrabanduar, De Kermabo, nuk përjashton as EULEX-in.
“Duhet të luftojmë korrupsionin nga brenda dhe nga jashtë. Nuk besoj se sjellja personale e këtyre policëve do të dëmtojë besimin e qytetarëve në EULEX”, u shpreh shefi i këtij misioni. Yves De Kermabo së bashku me kryeministrin Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë, u takuan të premten në Prokurorinë Speciale, për t’i dhënë mbështetje asaj të luftojë korrupsionin. Sikurse Yves De Kermabo, edhe Kryeministri Thaçi porositi qytetarët që të ndihmojnë institucionet për të luftuar këtë dukuri.
“Për këtë çështje është formuar edhe ‘Task Forca’ dhe ne do t’i japim mbështetje të plotë politike, buxhetore që sundimi i ligjit të jetë për të gjithë”, u shpreh Kryeministri Thaçi.