E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi i Ina Ramës, fiton Llalla për kryeprokuror

Ina Rama nuk do të jetë më prokurore e përgjithshme e Shqipërisë.

Adriatik Llalla, kandidati i dekretuar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, mori votat e mjaftueshme sot në Kuvend si Kryeprokuror i ri i Shqipërisë. Me 75 vota pro dhe Partinë Socialiste, e cila i qëndroi vendimit të saj të mëparshëm se do të abstenonte, Llalla u emërua si pasuesi i Ina Ramës.

Veç votave të mazhorancës kryeprokurori i ri mori edhe votën e deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, ndërsa opozita zgjodhi abstenim, me argumentin që ka shprehur se procesi është antikushtetues. Por ndryshe nga sa ishte shprehur më parë deputeti socialist Tom Doshi, i cili njëherësh doli kundër vendimit të partisë për të votuar pro kandidaturës së Llallës, nuk ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit gjatë momentin të votimit.

ligjet kaluan dekretin vetëm me mazhorancën

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut kaloi dje vetëm me votat e mazhorancës dekretin e Presidentit Bujar Nishani. Anëtarët socialistë të komisionit abstenuan duke e deklaruar antikushtetues dekretin e kreut të shtetit. Përpara deputetëve të komisionit ligjor, Adriatik Llalla tha se sfidë mbetet rritja e besimit të qytetarëve te prokuroria. TOM DOSHI PATI THENE SE DO VOTONTE PRO, SOT NUK MORI PJESE NE VOTIM.

Tom Doshi, deputeti i Partisë Socialiste, doli kundër vendimit të Grupit Parlamentar (4 dhjetor) lidhur me procesin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai u shpreh për televizionin A1 Report se do të votonte në Kuvend pro kandidaturës së Adriatik Llallës si Kryeprokuror. Me argumentin se Llalla është një profesionist dhe jurist i pavarur, deputeti socialist Tom Doshi doli kundër vendimit të marrë nga grupi i Partisë Socialiste, për të abstenuar dekretin e Presidentit që emëron Adriatik Llallën në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, ashtu siç edhe veproi sot në Kuvend./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›