Lirohet njëri nga shtatë personat e arrestuar
Nga Express më 25 maj 2011 në ora 19:15
Me vendim të prokurorit është liruar një qytetar i arrestuar si i dyshuar për kontrabandim të mallrave, ndërkohë që rasti është proceduar në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.
Ky person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë në grupin prej shtatë vetash të arrestuar nën dyshim për shpërdorim të pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit dhe kontrabandim të mallrave.
Arrestimi i tyre ka ndodhur të mërkurën me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në një operacion të ndërmarrë nga Departamenti Special Antikorrupsion i quajtur si Njësiti i Task Forcës Kundër Korrupsionit në bashkëpunim me EULEX-in, në tri rajone si Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë.