E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi i botes teme e filmave Strehohu dhe Melankolia

Ngjarrje kataklizmike jane peisazhi i dy filmave te erret rreth brishtesise se psiqikes njerezore dhe botes ku jetojme. Filmi i regjizorit Jeff Nichols Take Shelter ose Strehohu perqendrohet tek Kurtis nje bashkeshort dhe baba i ri i cili perjeton vizione rreth fundit te botes. Drama e Lars Von Trier me titull Melankolia gjithashtu perqendrohet tek nje individ i dobet nga ana emocionale qe nuk mund te perballoje jeten e perditshme por mirepret fundin e botes me nje durim te paepur. Keto filma u nderuan me cmime ne festivalin e filmit ne Kane madje mund te emerohen edhe per cmimin Oscar ketu ne Shtetet e Bashkuara.

Kurtis eshte nje baba dhe bashkeshort i dashur. Ai punon ne nje miniere rere ne Ohio dhe shpesh i duket sikur degjon bubullima stuhie te fuqishme. Stuhi me permasa shume te medha dhe shkaterrimtare.

Vizioni i tij perkeqsohet po ashtu edhe gjendja e tij mendore. Ndersa Kurtis humbet nocionin e realitetit ai terhiqet larg njerezve perreth tij. Ai perqendrohet tek nje gje qe mund ta kontrolloje Nderton nje strehe nga tornade ndersa e shoqja mbetet e zhgenjyer.

Jessica Chastain interpreton Samanthen e cila shikon te shoqin qe perqendrohet tek nje strehe ndersa familja perballet me fatura te medha per shkak te gjendjes shendetsore te vajzes se tyre.

Michael Shannon luan ne menyre te shkelqyer rolin e Kurtis vuajtjet e te cilit ne vetmi i ben parandjenjat e tij edhe me te fuqishme. Regjisori Jeff Nichols nderton nje gjendje shpirterore kercenuese duke thurur pa kuptuar boten reale te Kurtis me vizionin e tij.

Spektatori perjeton dilemen e tij. Ngjarja gershetohet me pasigurine financiare te diteve tona madje nxit fenomene meteorologjike ekstreme te koheve te fundit per te pasqyruar edhe me mire parandjenjat e tij.

Ne filmin Melankolia Justine eshte nuse e re. Naten para te dasmes ajo ka dyshime rreth marteses.

Gaby nena e divorcuar e Justine i njeh mire veshtiresite e jetes bashkeshortore. Ndoshta eshte pikerisht cinicizmi i saj qe nxit depresionin tek Justine.

Filmi zhvillohet ne mes te nje dasme elegante. Te afermit dhe te ftuarit jane te gjithe te pranishem por jo Justine.

Atmosfera e qete e dasmes kthehet ne skenen e shkaterrimit te tokes.

Melankolia eshte nje planet i bukur blu qe do te perplaset me token. Per ironi me afrimin e fundit te botes Justine e ruan durimin.

Kirsten Dunst fitoi cmimin e aktores me te mire ne festivalin e filmit te Kanes. Charlotte Gainsbourg luan rolin e motres se Justine Claire dhe Kiefer Sutherland luan Xhonin kunatin e saj.

Ne filmin Melankolia regjizori Lars Von Trier realizon perplasjen e planeteve si dicka te bukur. Universi pastrohet. Ne te dy filmat shkaterrimi eshte i pashmangshem jeta e njerit eshte meshire dhe pa vlere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›