E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mit Romni ne mbrojtje te besimit te tij fetar

Ne fushaten presidenciale ne Shtetet e Bashkuara nje ankete e organizuar nga CNN dhe ORC tregon se ish guvernatori i Masacusetsit Mit Romni ka nje epersi te ngushte ndaj sipermarresit nga Xhorxhia Herman Kein. Shumica e analisteve politike e konsiderojne ish-guvernatorin Romni pretendentin kryesor per marrjen e emerimit te Partise Republikane per zgjedhjet presidenciale te vitit te ardhshem por ai po sulmohet per bindjet e tij fetare. Mit Romni eshte anetar i kishes mormone e cila ne pergjithesi ndjek parimet e krishtera por i referohet themeluesit te vet dhe ka librin e saj te shenjte qe eshte e ndare nga bibla e te krishtereve.

Ai eshte konservator i vertete dhe besimtar i sinqerte ne Jezu Krishtin

Keshtu u shpreh pastori evangjelist Robert Xhefres i cili mbeshtet kandidaturen e guvernatorit te Teksasit Rick Perry.

Xhefres favorizon Perrin ndaj Romnit sepse ish-guvernatori i Masacusetsit eshte i besimit mormon.

Sipas mendimit tim mormonizmi eshte kult. Zgjedhja e nje kandidati mormon i jep kredibilitet nje kulti.

Pastori Xhefres thote se mormonet jane njerez me moral por nuk jane pjese e linjes kryesore te krishterimit. Ky vleresim eshte ofendues per Linda Xhensen.

Nuk eshte kult. Ne nuk kemi brire. Nuk martohemi me shume gra. Duhet ta kapercejme kete debat.

Shume amerikane preferojne ta mbajne te ndare politiken nga feja. Por kjo nuk funksionon gjithmone. Perri dhe Romni debatuan mbi komentet e zotit Xhefres gjate debatit te fundit te republikaneve ne Las Vegas.

Ai individ ka shprehur mendimin e tij. Nuk jam dakord me mendimin e tij dhe e kam thene kete. Por fakti eshte se amerikanet e kuptojne besimin dhe ata e kane humbur besimin ne drejtuesin e tanishem te Shtepise se Bardhe

Ideja se ne duhet te zgjedhim njerezit ne baze te besimit te tyre per nje post publik eshte shqetesuese per mua sepse themeluesit e ketij vendi e kane vendosur ne kushtetute qe ne nuk duhet te zgjedhim perfaqesuesit tane ne qeveri ne baze bindjeve te tyre fetare.

Anketat tregojne se shumica e amerikaneve jane tolerante ndaj larmise se pikepamjeve fetare pervec pikepamjeve ekstreme.

Kjo eshte pasqyruar ne nje ankete te koheve te fundit ne Los Angeles.

Une kam probleme me ekstremistet sepse ata thjeshte predikojne per te gjithe dhe presin qe te gjithe te besojne si ata tha nje grua.

Une jetoj ne Arizona ku ka shume njerez te besimit mormon dhe ata komunikojne ne te njejten menyre sic komunikojne ata te besimit katolik protestant baptist. Secili ka bindjet e veta tha nje burre.

Mit Romni mund te jete ne disavantazh nga fakti se disa votues te krishtere nuk jane te gatshem ta mbeshtesin ate thote Daniel Cox i Instititutit per Studimin e Fese.

Evangjelistet jane pjese e rendesishme e elektoratit ne zgjedhjet paraprake te republikaneve. Ata perfaqesojne pergjithesisht nje ne 4 votues dhe perbejne nje pjese te madhe te elektoratit te republikaneve vecanerisht ne shtetet si Ajova Karolina e Jugut dhe Florida.

Por zoti Cox thote se ka nje menyre permes te ciles Romni mund ti kaperceje keto medyshje.

Nese Romni arrin ti binde votuesit vecanerisht votuesit evengjeliste ne zgjedhjet paraprake te republikaneve se ai ka vlera te perbashketa politike me evangjelistet ka te ngjare qe vlerat e tij fetare te mos luajne rol te rendesishem.

Nese ai merr emerimin e Partise Republikane dhe fiton ndaj presidentit Barak Obama ne zgjedhjet e vitit te ardhshem Mit Romni do te behej presidenti i pare mormon ne Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›