E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjate administrates se tij te shkurter presidenti Kenedi u perball me shume sfida

Ne pjesen e pare lidhur me politiken e jashtme te administrates Kenedi folen rreth krizes mes Shteteve te Bashkuara dhe Kubes e cila perfshinte edhe Bashkimin Sovjetik. Por gjate administrates se tij te shkurter presidenti Kenedi u perball edhe me sfida te tjera ndersa Lufta e Ftohte vazhdonte madje intensifikohej.

Ne Azi administrata Kenedi u perpoq te luftonte komunizmin ne Vietnam duke shtuar numrin e keshilltareve ushtarake amerikane ne ate vend.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik kishin bere nje fare perparimi drejt kontrollit te armeve. Ne vitin 1963 te dy vendet rane dakord te ndalonin provat me arme berthamore me perjashtim te atyre nen toke.

Kenedit i duhej gjithashtu te merrej me ceshtje te politikes se brendshme perfshire diskriminimin ndaj afrikano-amerikaneve. Vellai i tij Roberti ishte Prokuror i Pergjithshem zyrtari me i larte i rendit. Departamenti i Drejtesise mori masa ligjore kunder shteteve te jugut qe shkelnin ligjet per te drejten e votes.

Administrata mbeshteste gjithashtu nje fushate per regjistrimin e votuesve ne menyre qe sa me shume afrikano-amerikane te regjistroheshin per te votuar.

Robert Kenedi mobilizoi disa here trupat e Gardes Kombetare per te mbrojtur zezaket kur ata perpiqeshin te registroheshin per te votuar ose qe te shkonin ne shkollat e te bardheve.

Presidenti Kenedi tha se kjo gjendje po shkaktonte nje krize morale ne Amerike. Ai arriti ne perfundimin se kishte ardhur koha qe te propozonte nje te ligj te ri per te drejtat civile i cili do tu garantonte afrikano-amerikaneve trajtim te barabarte ne qendrat publike dhe ne punesimin shtetror.

Kongresi nuk miratoi nje projekt-ligj per te drejtat civile deri ne vitin 1964 por ne ate kohe Kenedi nuk ishte me president.

Ne nentor te vitit 1963 Kenedi shkoi ne Teksas me shpresen qe te zgjidhte nje mosmarreveshje ne Partine Demokrate te atij shteti e cila mund te kishte ndikuar ne shanset e tij per tu rizgjedhur ne vitin 1964.

Kenedi arriti ne Dallas afer mesdites se 22 nentorit. Presidenti dhe Zonja e Pare po udhetonin me nje makine te hapur ndersa radha e makinave shoqeruese kalonte neper qytet. Papritmas u degjuan te shtena armesh.

Po degjoni nje buletin lajmesh nga rrjeti CBS. Ne Dallas te Teksasit tre te shtena armesh u qelluan ne drejtim te makinave mes te cilave udhetonte Presidenti Kenedi. Sipas lajmeve te para Presidenti Kenedi eshte plagosur rende nga keto te shtena.

Makinat shkuan me nxitim ne spitalin Parkland Memorial por mjeket nuk munden ti shpetonin jeten presidentit. Ja si e njoftoi lajmin gazetari i atehershem i rrjetit CBS Walter Cronkite

Nga Dallasi i Teksasit ky lajm me sa duket zyrtar Presidenti Kenedi diq ne oren 1 mbasdite sipas ores se Dallasit.

Policia arrestoi menjehere nje te dyshuar Lee Harvey Oswald i cili punonte ne nje ndertese afer vendit ku u qellua presidenti Kenedi. Njerezit e kishin pare ate duke u larguar nga ndertesa me nje arme.

Lee Harvey Oswald ishte nje person me te kaluar te cuditshme. Ai kishte qene marins i Shteteve te Bashkuara por kishte qene edhe komunist. Ai kishte jetuar per nje fare kohe ne Bashkimin Sovjetik dhe ishte perpjekur te behej shtetas sovjetik. Oswaldi punonte per nje komision qe mbeshteste qeverine komuniste ne Kube.

Policia e mori ate ne pyetje rreth vrasjes se Presidentit Kenedi. Ai tha se nuk kishte qelluar kunder presidentit. Pas dy ditesh zyrtaret vendosen ta trasnferonin ate ne nje burg tjeter.

I dyshuari po shoqerohej nga dy police kur papritmas nje person i doli perpara dhe e qelloi me arme. Oswaldi u rrezua ne toke nderkohe qe kamerat po transmetonin drejtperdrejt.

Personi qe vrau Oswaldin ishte Jack Ruby pronar i nje klubi nate ne Dallas. Ai tha se e vrau Oswaldin qe familja Kenedi te mos perjetonte gjyqin e tij.

Nje komision me ne krye kryetarin e Gjykates se Larte te Shteteve te Bashkuara Earl Warren hetoi vrasjen e presidentit John F. Kenedi. Ne raportin e tij komisioni Warren arriti ne perfundimin se Lee Harvey Oswald kishte vepruar i vetem dhe se vrasja e presidentit nuk ishte pjese e nje komploti.

Shume amerikane nuk e pranuan kurre kete konkluzion te komisionit. Disa fajesuan Fidel Kastron ose CIA-n. Te tjere fajesuan krimin e organizuar.

Presidenti Kenedi u varros ne Varrezat Kombetare te Arlingtonit prane lumit Potomak ne periferi te Uashingtonit. Nje flake e perjetshme digjet nate e dite tek varri  i tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›