E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi i "industrialeve"

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte certifikuar më 7 shkurt rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të zgjedhjeve të 15 dhjetorit.

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka kishte deklaruar se vendimi për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit ishte marrë pas përfundimit të të gjitha procedurave të votimit dhe numërimit të votave dhe pas përfundimit të procedurave të ankimimit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.

Zgjedhjet e fundit janë më të këqijat për shkak të vjedhjes së votave të cilësuar shpesh si “vjedhje industriale”.

Për këto vjedhje, partitë politike kishin akuzuar PDK’në. Lidhja Demokratike e Kosovës kishte mbështetur vendimin e KQZ’së duke vlerësuar se këto zgjedhje kanë qenë të pandershme, jodemokratike, të manipuluara dhe të përshkuara me vjedhje masive të votës së qytetarëve. Lëvizja Vetëvendosje kishte kontestuar rezultatin e zgjedhjeve, por në bazë të atij rezultati është bërë pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›