Clinton në Pakistan
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka zbarkuar sot në Pakistan, në fillim të turneut të saj në Azinë Jugore, që ka për qëllim shqyrtimin e objektivave të luftës gati nëntë vjeçare në Afganistan.
Pritet që sekretarja Clinton do të theksoj nevojën e bashkëpunimit ndërmjet Afganistanit e Pakistanit në këtë luftë. Ajo po ashtu do të shpallë rritje të ndihmës zhvillimore amerikane për Pakistanin, vend ky që është i përshkruar me ndjenja anti-amerikane.
Gjatë qëndrimit të saj në Pakistan, ajo u takua me zyrtarët më të lartë të këtij vendi.
Nesër, Clinton do të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Kabul të Afganistanit, ku pritet ta theksoj përsëri përkushtimin e Washingtonit për ta mbështetur qeverinë afgane, por po ashtu do të kërkoj nga presidenti Hamid Karzai, realizimin e reformave.