E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fundi i lojës”, konkuron në Teatrin e të Rinjëve



Izaura Ndoj

“Fundi i Lojës”, është pjesë tetarale e dramaturgut irlandez Samule Beckett dhe me regji të Elis Mataj. “Fundi i lojës” është një dramë me një akt dhe katër personazhe që do të vihet në skenën e Teatërit Kombëtar sot në orën 19. Origjinali i saj është shkruar në frëngjisht dhe mbante titullin “ Fin de partie”. Becket siç e kishte zakon e përktheu dramën vetë në anglisht. Drama për herë të parë u vu në skenë në frëngjisht në Royal Court Theatre në Londër. “Fundi i lojës” bën pjesë së bashku me pjesën tjetër “Në pritje të Godos” ndër veprat më të rëndësishme të Becket. Kjo vepër flet për një fund të pashmangshëm, për njerëzimin që do të vijë dhe nuk e ndalon dot asgjë, dhe arrin të mbahet tek një shpresë. “Qëllimi kryesor i vënies në skenë të kësaj vepre është që të futet në mendime publikun”, shprehu regjizori Mataj gjatë një konference për shtyp. Sipas tij në shqipëri ka një publik që e mirëpret këtë teatër absurd, pasi është aktual për disa arsye. “Absurdi si teatër nuk ka të bëj me shkrimin por me personazhet, pasi çdo fjalë që nxirret ka një esencë në vete”. Vepra ka tre breza: ka brezin e vjetër që ka të kaluarën, ka brezin e mesëm që përpiqet ta shtyjë të tashmen vazhdimisht dhe brezin e ri që si synim ka vetëm të ardhmen duke e gjetur pas shumë përpjekjesh. Personazhet e dramës janë Hammi, një zotni plak i verbër dhe që nuk ecën dot, dhe shërbëtori i tij Clov, i cili nuk ulet dot. Të dy vegjetojnë në një shtëpi të vogël buzë detit, megjithëse nga dialogu i tyre duket se jashtë shtëpisë nuk ekziston asgjë: as det, as diell dhe as re. Të dy personazhet, të varur nga njeri - tjetri, kanë vite që zihen dhe vazhdojnë kështu gjatë gjithë shfaqjes. Clov do ka dashur gjithnjë të largohet, por kurrë nuk e ka bërë këtë. Dy personazhet e tjerë të dramës janë Nagg dhe Nell, prindërit e Hammit, të cilët jetojnë në kosha plehrash dhe vetëm kërkojnë ushqim dhe grinden kot së koti. Kjo vepër jepet në kuadrin e përgatitjeve të edicionit të katërt të Festivalit të Teatrit për të Rinj, që do të mbahet në Tiranë nga data 20 deri në 25 nëntor. Gjatë këtij festivali do të konkurrojnë vepra të tilla si “Norvegjia sot" e Igor Bauersima, "Shtëpia e Bernarda Albës" Lorkës, “Banorët e shkallës V” e Kin Dushit, “Prafumeria” e dramaturgut kosovar Haqif Mulliqi dhe “Morsa” e Luigi Pirandellos.

9 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›