Fundi i telekomandës. Apple do sjellë TV që komandohet me zë
Share
Televizorët e rinj që pritet të sjellë gjiganti Apple, do të përdorin asistentin personal Siri, njësoj si ai i telefonave iPhone 4S. Në këtë mënyrë nuk do jetë nevoja të përdoret telekomanda, por nga kolltuku do i themi kërkesat tona me zë për televizorin. Zyrtarët e kompanisë thonë se po punohet me projektin që nga shtatori. Ishte vetë Steve Jobs që më parë kishte shprehur interesimin që kompania të hynte edhe në tregun e televizorëve.