E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni, bunga bunga me të dashurën e Balotelit

Share

E dashura e sulmuesit të Mançester Sitit, Mario Baloteli, dyshohet se ka qenë një nga femrat e shumta, që ka marrë pjesë në harremet e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni.

Raffaella Fico, 23 vjeç, mendohet se ka bërë disa kërcime erotike për Berluskonin. Fico është bërë e famshme pas pjesmarrjes në Grande Fratello, ndërsa vendosi që të shesë virgjërinë e saj për 880 mijë euro.

Baloteli është një prej futbollistëve të preferuar të Berluskonit dhe ky i fundit kërkon ta marrë tek Milani. Por, pas zbulimit të këtij fakti, zor se Baloteli do të pranojë të transferoëhet tek kuqezinjtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›