Rruga e ndryshimit te politikes
Kryetar i PS
Kemi nderruar sistemin. Kemi kaluar nga fletet e Dushkut qe kalben zgjedhjet dhe neveriten zgjedhesit, tek fletet e votimit te drejtperdrejte per cdo force dhe per cdo lider politik. Ky eshte nje ndryshim i madh, por edhe nje sfide per te gjitha forcat politike. Ky eshte ndryshim i madh, por eshte edhe nje sfide e madhe per kete force te re politike, qe ka lindur dhe po formesohet permes bashkimit tone te ri, mes partive te opozites sone te re dhe pertej ketyre, mes nesh dhe qytetareve e qytetareve qe e duan ndryshimin e shumepritur prej 18 vjetesh. Sfida eshte e qarte. Ne jemi te qarte. Njerezit duhet te jene te qarte, sepse zgjedhja e 28 qershorit eshte me e qarte se asnjehere: Ose nje rruge e re qe na ndan nga politika e vjeter e se shkuares, ose edhe 4 vjet te tjera si keto, te cilat po mbyllen me nje grope te zeze ne arken e shtetit, e me nje krize ekonomike qe po mberthen cdo sipermarrje e familje shqiptare, me nje sistem arsimor te degraduar skajshem e me nje sistem shendetesor te falimentuar. Shkurt me te njejtat probleme te vjetra te 18 vjeteve, qe jane renduar edhe me keq ne vend se te zgjidhen. Te vetedijshem per kete sfide, ne kemi zgjedhur rrugen me te drejte dhe me te veshtire. Kemi zgjedhur nje bashkim te ri qytetaresh dhe jo nje pazar te vjeter kryetaresh. Kemi zgjedhur rrugen e ndryshimit te politikes, sepse besojme qe per te ndryshuar Shqiperine, nuk mjafton te ndryshojme qeverine, por qeverisjen dhe per te ndryshuar qeverisjen, duhet te ndryshojme me patjeter politiken.
Ne duam te fitojme jo per te ndryshuar nje kryeminister me nje tjeter, disa ministra me disa te tjere, dhe as per te ndryshuar disa pushtetare te dores se dyte a te trete ne Tirane, ne Tropoje, Sarande, ne gjithe Shqiperine, me disa pushtetare te tjere te dores se dyte a te trete, e pastaj shqiptaret te shohin te vazhdoje avazi i ketyre 18 vjeteve. Ne duam te fitojme, sepse duam t'i japim fund ketij avazi te vjeter dhe per te ndryshuar ritmin e frymemarrjes se vendit permes nje qeverie te qytetareve, me qytetaret e per qytetaret, e cila do te vere zgjedhesit e jo te zgjedhurit ne qendren e gravitetit te saj.
Zgjedhja e 28 qershorit, eshte nje zgjedhje mes nje Shqiperie qe kemi 18 vjet qe e jetojme dhe nje Shqiperie qe kemi 18 vjet qe e presim. Ne jemi ne kete beteje se bashku, per Shqiperine qe presim prej 18 vjetesh.
* Nga fjala e mbajtur dje ne Kongresin e Partise Demokracia Sociale