E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjava kulturore, Kuvendi shijon ekspozitën e Diana Ziut

Harmoni ngjyrash të ndezura dhe penelatash të forta, për të pasqyruar një tablo kuptimplotë. Pikturat flasin për një emocion të thellë për ëndrrën dhe pasionin e madh për jetën. Kur artistja Diana Ziu, filloi të punonte me këtë koleksion, mesazhin e kishte përcaktuar, pavarësisht devijancave të vogla.

"Ndiqe Endrrën", ky është emërtimi i veprimtarisë kulturore i kësaj artistjeje të madhe, e hapur në ambjentet e Kuvendit.Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se ekspozita me pikturat e Diana Ziut ka një domethënie unike, është homazh i guximit të një gruaje për jetën, për familjen, për fëmijët, për botën.

Artistja Diana Ziu shprehu mirënjohje të thellë për inkurajimin që Kryetarja e Kuvendit po i jep artistëve dhe vlerësoi veçanërisht mbështetjen e saj, ndaj të gjitha grave, në betejën e ashpër kundër kancerit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›