E Diel, 1 Nëntor 2026

Kusari Lila: Kosova do të bllokoj mallrat nga Serbia

"Qeveria e Kosovës do të presë raundin e ardhshëm të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për të vendosur masa reciproke, përkundrejt produkteve të Serbisë dhe Bosnjës". Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.
 

“Kemi paralajmëruar dhe qëndrojmë prapa asaj ç`farë kemi thënë. Publikisht kemi thënë që deri më 15 qershor, atëherë kur ishte paraparë të mbahej dialogu Prishtinë-Beograd, do të presim pranimin dhe do të prezantojmë taksën prej 10 %, domethënë taksën doganore, që të mos i trajtojmë Serbinë dhe Bosnjën si vende të CEFTA-s.
 

Ndërsa, më vonë, nëse nuk pranohet, atëherë do të shkojmë me reciprocitet të plotë, që do të thotë bllokim i tërësishëm i hyrjes së mallrave boshnjake dhe serbe në territorin e Republikës së Kosovës, pra të gjitha mallrave që kanë vulën e doganave të këtyre dy shteteve respektive. Në atë kohë, ju e dini se takimi i dialogut Prishtinë - Beograd u shty dhe ne morëm sinjale nga Bashkimi Evropian, se Serbia është e gatshme që t`i pranojë vulat e doganave, ndërsa aplikimi i masës doganore mund t`i tërheqë dhe të jetë si arsyetim për mospranim të mëtejshëm”, ka thënë Kusari Lila.

Kusari Lila, që ka nga marrja e postit të Ministres së Tregtisë, ka deklaruar vazhdimisht se Kosova nuk ka tjetër zgjidhje, por të veproj si Serbia e Bosnja, të bllokoj hyrjen e mallrave, por ky vendim deri më sot nuk është marrë nga qeveria e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›