E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, përkeqësohet gjëndja e grevistit të urisë

Mesditën e sotme është përkeqësuar gjëndja shëndetësore e grevistit në Burrel, Hajredin Ramiqe. Ai ndodhet prej 10 ditësh në grevë urie, dhe gjëndja e tij shëndetësore sa vjen e përkeqësohet, nisur edhe nga refuzimi që grevisti i ka bërë ndihmës mjekësore. Grevistit Ramiqe, ditën e sotme i ka rënë të fikët nga temperaturat e larta dhe nga rrezet e forta të diellit.

Pavarësisht përkeqësimit të gjëndjes së tij shëndetësore, grevisti nuk pranon ndihmën mjekësore të ofruar nga bluzat e bardha dhe vijon grevën. Ndërkaq, mësohet që greva e minatorëve të Burrelit do të vijojë edhe ditën e nesërme.

Një ditë më parë, përfaqësues të minatorëve janë takuar me zv. Ministrin e METE, por nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për plotësimin e kushteve të tyre dhe ndërprerjen e grevës së urisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›