E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjava në Dajt, kryeqytetasit pushtojnë malin me dëborë

Megjithëse Dajti ka patur një dyndje të madhe për shkak të festës së Shën Valentinit ata që e frekuentuan këtë zonë kanë qënë edhe familjarë që më shumë se për festën kanë gjetur një vend relaksues për të kaluar fundjavën. Në malin e Dajtit edhe pse në trashësi jo aq sa në qytetet veriore, reshjet e borës kanë krijuar shtresë të konsiderueshme, çka ka shtyrë banorët e Tiranës të vërshojnë drejt tij. Duke qenë shumë pak kilometra larg kryeqytetit Dajti iu ofron atyre një kënaqësi ndryshe nga ditët e tjera.
Më shumë se bukuria e borës një grupmoshë tjetër që tërheq ajo janë fëmijët të cilët lozin me njëri tjetrin.
Larg zhurmës dhe ajrit të rënduar dhe për një fundjavë të këndshme Dajti shihet si një nga vendet më relaksuese në kryeqytet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›