E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushte skandaloze në urgjencën e QSUT-së

Kushte skandaloze në urgjencën patologjike të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Përveç mungesës totale të kushteve higjenike edhe trajtimi i pacintëve lë shumë për të dëshiruar, vetëm në Shqipëri mund të shohësh personat që shkojnë urgjentë dhe presin në karrike me minuta të tëra qofte edhe për një serum po ka edhe nga ata që serumin e bëjnë në këmbë. Kjo për shkak të mungesës së shtrateve.
Problemin e pranojnë edhe mjekët e kësaj urgjence. Ata pranojnë që kushtet në këtë urgjencë janë jashtë normales megjithëse sipas tyre ata mundohen të bëjnë maksimalen nga ana profesionale. Sipas tyre faji është i instancave më të larta që nuk kanë marrë masa për të përballuar këto ditë fluksi.
Megjithëse shëndetësia është një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare këto pamje tregojnë krejt të kundërtën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›