Shën Valentini në Dajt, qindra të rinj festojnë me dëborën
Shën Valentini ka sjellë dyndjet më të mëdha të njerzve në Dajt. Radhët e gjata fillonin që nga rrugët që të çojnë për te zona e teleferikut dhe për të vazhduar deri tek biletaria e saj. Për shumë çifte Dajti i mbuluar me borë ka qënë një vend i mrekullueshëm për të kaluar këtë ditë të dashurisë.
Dikush ka preferuar të sfidojë të ftohtin duke dhuruar ngrohtësi partnerit e dikush një xhiro me kuaj. Shën Valentini i sivjetshëm u kalua nga të rinj e të vjetër mes luleve dhe borës një kënaqësi që ta ofron Dajti dhe klima e tij.