Fokus/Ca ustallarë të baltës së Ramës synuan që ditën e parë njollosjen e bulevardit të ri
08-09-2013 / Gazeta 55
Mediat e majta irritohen tejmase për nisjen e punimeve të bulevardit të ri dhe parashikimi që punimet do të përfundojnë Brenda 18 muajve. Në një sulm të paprecedentë me kronika televizive dhe në faqen e shtypit i kanë dhënë jehonë problemeve periferike si vjedhja e shinave nga hajdutët dhe çështja e debatueshme e shpronësimeve që është bërë sipas të gjitha normave dhe rregullave që parashikon ligji. Kuptohet vetiu, eksponentë të PS në kryeqytet dhe në qeverinë e ardhshme e ndjejnë erën e ndryshimit në Tiranë, pasi afërmendsh janë mësuar të qeverisin një qytet të izoluar dhe nën paradigmën e organizimit komunist. Hapja e bulevardit në drejtim të Paskuqanit i jep frymëmarrje kryeqytetit duke liruar kthetrat e betonarmesë.