E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi/ Shkëlzen Maliqi konfirmon se kish pasur ndroje ndaj luftës së NATO-s dhe UÇK për çlirimin e Kosovës

08-09-2013 / Gazeta 55

Shkëlzen Maliqi, këshilltari popoviçian i Edi Ramës për Jugosllavinë, duke dashur të korrigjojë një gabim bën edhe një më të trashë. Në një intervistë të fundit, Maliqi i përgjigjet pyetjes në lidhje me kundërshtinë që ka shfaqur mbi sulmin e NATO-s në Serbi më 1998. Në përgjigje miladini i Ramës thotë: “Është gënjeshtër se e kam kundërshtuar bombardimin e Serbisë në vitin 1998. Unë kam menduar se Serbia është dashur të bombardohet edhe gjatë luftës në Bosnje, pasi ka qenë agresion i komanduar nga Beogradi. Ajo që më veshët si mëkat nga kjo periudhë mbase ka lidhje me keqinterpretimin e drojës që e kam shfaqur në një debat televiziv dhe shkrimet e asaj kohe, nëse UÇK-ja do të mund ta fitonte luftën frontale me forcat superiore të Serbisë. Në atë kohë intervenimi i NATO-s nuk ishte opsion i sigurtë dhe droja që do të përfundonim si Bosnja ishte reflektim legjitim sepse popullsia civile në Kosovë pësonte shumë nga strategjia e hakmarrjes masive nga soldateska serbe (toka e djegur!)”. Mirëpo gjithkush mund të ballafaqojë të vërtetën e regjistuar në video. Mjafton të shkohen në adresën online:  http://www.youtube.com/watch?v=XpZlRYDXVko , Këshilltari për rajonin i kryeministrit në ardhje, Shkelzen Maliqi, në vitin 1998, vetëm disa muaj para ndërhyrjes së NATO-s për çlirimin e Kosovës, si drejtor i Fondacionit Soros, kishte organizuar një takim me disa gazetarë e intelektualë, me të cilët ngrinin argumentet se, “Nuk ka moment më të pa volitshëm se me nisë luftën me Serbinë”, duke dalë haptazi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pjesëmarrësit dëshmitarë të kësaj deklarate janë - A.Salihu, M. Limani, E.Kryeziu, Y.Hysa...që dëgjonin kritikat ndaj UCK-së dhe pothuajse ishin një zëri kundër luftës me Serbinë. Shkelzen Maliqi, këshilltar i shpallur i Edi Ramës, mes tjerash tha edhe këtë: “...Nuk ka moment ma të pavolitshëm se ky...në histori...se me e nis tash luftën me Serbinë...”. Vetëm disa muaj më vonë, Kosova u çlirua dhe doli e pavarur prej Serbisë. Në fakt, Shkëlzen Maliqi ka pas arsye të forta familjare të dilte kundra luftës së UCK-së dhe pavarësimti të Kosovës. Djali u funksionarit më të lartë të policisë serbe bë Kosovës, që përndiqte shqiptarë e kosovës pse kërkon të drejta politike dhe sociale. Nostalgjia e Shkëzen Maliqit për Serbinë lidhje edhe me faktin që ka jetuar aktivisht në Beograd në vitet 1966 – 1982. Por edhe pas largimit ai ka qenë i pranishëm në kryeqytetin e Serbisë “si bashkëpunëtor i Fondacionit Soros”. Sido që të jetë, tanimë Rama na ka sjellë një person me probleme në të kaluarën e vet me shtetin e Serbisë, por po kaq jo normale janë marrëdhëniet e zotit Maliqi me shqiptarët e Kosovës të cilët mundet nuk i kanë harruar efektet e dhunës së përhershme që ka ushtruar Serbia mbi Kosovën.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›