Fundjavat e nxehta të çiftit Meta
Fati e ka dashur që ata të jenë në çdo vend bashkë. Një zgjidhje ideale dhe për t’u pasur zili sidomos nga ata çifte të cilët puna dhe impenjimet individuale bëjnë që të ndajnë shumë pak kohë në prezencën e njëri tjetrit. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë patur një verë aktive. Pushimet i kanë alternuar me punë, por ama kanë patur mundësi të shijojnë pothuajse të gjithë bregdetin shqiptar por edhe atë të Malit të Zi. Këto ditë ata së bashku me disa figura të njohura të LSI janë vendosur në kampingun e Jalës duke zhvilluar disa aktivitete me të rinj të LRI, por edhe duke bërë plazh së bashku. Kjo mbase mund të jetë një nga zgjidhjet më të shkëlqyera që puna të mos kthehet në një bezdi, pasi dihet se mbledhjet në salla të mbyllura sidomos në verë, bëhen gati-gati të padurueshme. Ndërkohë fundjavën e kaluar paparaci ynë i gjeti në Dhërmi së bashku me fëmijët e tyre dhe miqtë. Duket se gjithçka shkon për së mbari për çiftin e njohur të politikanëve. Por në një gjë duket se nuk ia kanë dalë, në betejën me linjat. Monika në fakt duket shumë më në formë se në dimër, kjo falë edhe tërvitjeve që ka bërë, ndërsa Iliri....e shikoni vetë.