Olti Xhezo, ikën për studime në Angli
Misteri i parë shqiptar tashmë nuk e sheh më skenën si një profesion të vërtetë, pasi prioritet i tij është profesioni i juristit. Dhe pak ditë i kanë mbetur, për të lënë Shqipërinë për 1 vit, ndërsa do të niset drejt Londrës, ku ka fituar një bursë masteri. Dhe ky është një moment ndryshe për Oltin, i cili gjithë muajt e verës i ka kaluar me miqtë në pishina, dhe pa shoqërinë e ndonjë vajze. Të paktën këtë përshtypje ka lënë, ndërsa është parë në lokalet e natës, duke dëfryer në shoqërinë e miqve të përhershëm. Ndoshta ky është një momente reflektimi dhe përzgjedhës për Oltin, që edhe pse është shumë simpatik dhe i zgjuar, i duhet të mbajë statusin “single”. Thashethemi i fundit ishin për një lidhje romantike të tij me një vajzë italiane, por tashmë Oltin mund ta shohësh paraditeve i vetëm, duke pirë një kafe dhe duke punuar në lap-top. Na mbetet vetëm t’i urojmë sukses dhe fat në Londër!