GP Kina/ Alonso në pole, Shumaker i gjashti

Kampioni i Botës në fuqi në Formula Një, Fernando Alonso, arriti të fitojë "pole position" në Cmimin e Madh të Kinës. Piloti spanjol i Reno, do të niset përpara të gjithëve në grilën e nisjes në garën zyrtare që do të zhvillohet ditën e diel. Ferrarsti Mikael Shumaker, që ndodhet dy pikë pas Alonsos në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve kur duhen akoma dhe tre gara nga përfundimi, do të niset në rreshtin e tretë me kohën e gjashtë më të mirë të kualifikueseve kineze.
Për Reno bëhet fjalë për "pole position"-in e 50-të në Formula Një dhe të 15-tin për Fernando Alonson.
Shoku i tij i skuadrës Xhankarlo Fizikela do të niset përkrah spanjollit pasi arriti të kapë vendin e dytë përpara Hondës së brazilianit Rubens Barikelo, që kompleton rreshtin e dytë së bashku me shokun e tij të skuadrës Xhenson Baton.
Meklaren Mercedes e finlandezit Kimi Raikonen i mbylli garën kualifikuese në vendin e pestë, pikërisht përpara Mikael Shumaker të Ferrarit.
Gjermani ishte piloti i vetëm me gomnat Bridgestone që u rendit në dhjetë vendet e para.
Felipe Masa (Ferrari) dhe Takuma Sato (Super Aguri) ndërruan motorin dhe janë penalizuar me dhjetë pozicione prapa në vijën e nisjes, duke u nisur kështu nga rreshti i fundit.
Kualifikueset
1. Alonso (ESP) Renault 1:44.360
2. Fisichella (ITA) Renault 1:44.992
3. Barrichello (BRA) Honda 1:45.503
4. Button (GBR) Honda 1:45.503
5. Raikkonen (FIN) McLaren 1:45.754
6. M. Schumacher (ALE) Ferrari 1:45.775
7. De la Rosa (ESP) McLaren 1:45.877
8. Heidfeld (ALE) BMW Sauber 1:46.053
9. Kubica (POL) BMW Sauber 1:46.632
10. Doornbos (HOL) Red Bull 1:48.021
11. Speed (USA) Toro Rosso 1:45.851
12. Coulthard (GBR) Red Bull 1:45.968
13. Liuzzi (ITA) Toro Rosso 1:46.172
14. Webber (AUS) Williams 1:46.413
15. Rosberg (ALE) Williams 1:47.419
16. R. Schumacher (ALE) Toyota 1:48.894
17. Trulli (ITA) Toyota 1:49.098
18. Monteiro (POR) Midland 1:49.903
19. Yamamoto (JAP) Super Aguri 1:55.560
20. Massa (BRA) Ferrari 1:45.970
21. T. Sato (JAP) Super Aguri 1:50.326
22. Albers (HOL) Midland
Klasifikimet
Pilotët
1.Alonso 108
2.M.Shumaker 106
3.Masa 62
4.Fizikela 57
5.Raikonen 57
6.Baton 40
7.Montoja 26
8.Barrikelo 25
9.Haidfeld 19
10.R.Shumaker 18
11.Kulthard 14
12.De la Roza 14
13.Truli 10
14.Kubica 8
15.Villnev 7
16.Ueber 6
17.Rosberg 4
18.Klin 2
19.Liuci 1
Konstruktoret
1.Ferrari 168
2.Reno 165
3.MekLaren Mercedes 97
4.Honda 65
5.BMV Sauber 32
6.Tojota 28
7.Red Bull 16
8.Uilliams 10
9.Toro Roso 1
10.Midland 0
10.Super Aguri 0