Fundoset anija, 30 të vdekur dhjetëra të zhdukur

Të paktën 30 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur, është ky bilanci nga fundosja e një anije me 200 pasagjerë në bord, e cila është përmbysur në një lumë në jug të Bangladeshit.
Autoritetet lokale thonë se rreth 35 njerëz janë shpëtuar nga anija që u fundos në lumin Meghna pas përplasjes me një anije transportuese.
Zhytësit deri më tash kanë gjetur 30 trupa brenda anijes së fundosur.
Autoritetet thonë se ka mundësi që numri i viktimave të rritet.