Vendimi surprizë i Mahmud Ahmadinexhad

Lajmi bëhet i ditur, nga agjencia iraniane e lajmeve, Irna, e cila nuk raporton ndonjë arsye për shkarkimin. Mottaki ndodhet në Senegal, ku shkoi për t’i përcjellë presidentit të vendit një mesazh personal nga Ahmadinexhadi.
Nuk ka pasur asnjë shenjë për Mottakin, figurë kryesore e negociatave me perëndimin lidhur me programin bërthamor, që të tregonte se ai po humbiste detyrën.
Mediet raportojnë se Ahmadinexhadi ka emëruar përkohësisht në detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme, kreun e Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi.
Mësohet se Ahmadinexhat ka falënderuar Mottakin për shërbimet e kryera me anë të një letre, ndërsa me anë të një letre tjetër ka emëruar në postin e tij Salehin./Start/Fatjon Prroni/
2010-12-13 16:57
[