E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundpranverë dy mijë e trembëdhjetë

LEONARD DEMI

Sot, nëntë muaj para fushatës elektorale për zgjedhjet e reja politike, vë re një kontradiktë të madhe midis punës së qeverisë dhe veprimtarisë së strukturave të Partisë Demokratike në nivel lokal.
Qeveria është thellësisht e angazhuar për të realizuar programet e veta strategjike për arritjen e standardeve të pragut të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si: përsosja e sistemit dhe administrimi zgjedhor; Shqipëria dixhitale përdorimi i teknologjisë së komunikimit dhe informimit në të gjitha institucionet shtetërore; zhvillimi i shpejtë i qëndrueshëm dhe i balancuar ekonomik si garanci e zhvillimit ekonomik të vendit; treg i hapur dhe funksional në standardet europiane; taksa të ulëta për më shumë investime dhe punësim; rritje pagash, luftë kundër korrupsionit etj. Por, elementi më mbresëlënës i kësaj strategjie është ndërtimi i një infrastrukture të re rrugore në të gjithë territorin e vendit: autostrada Veri-Jug, Lindje-Perëndim, rrugët turistike, rrugë me sipërmarrje private, rrugë kufitare, zhvillimi dhe rindërtimi i rrugëve rurale, rrugë të tjera të reja, si Kardhiq-Delvinë; Rruga e Arbërit; dublime të autostradave apo superstradave etj. Të gjitha së bashku janë rreth 12-13 mijë kilometra. Po kështu, investime të rëndësishme janë bërë dhe po bëhen në porte, hekurudha, aeroporte, ujësjellës, kanalizime, në sistemin energjetik etj.
Kjo përpjekje e madhe provon se Shqipëria po kryen reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian, jo vetëm si diçka të detyruar nga jashtë, por si detyra shtëpie të çdo shoqërie demokratike, duke sfiduar trysninë që ushtron kriza ekonomike, e cila ka përfshirë fqinjët tanë dhe shumë më gjerë. Kësisoj, akordimi i statusit vend kandidat për në Bashkimin Europian dhe caktimi i një date për hapjen e negociatave do të ishte rruga më e përshtatshme për shpejtimin e këtij procesi.
Dinamizmi i transformimit të Shqipërisë për tu bërë një vend europian, që tejkalon normalitetin tonë, mendoj se nuk gjen jehonën e merituar nga strukturat partiake lokale të PD. Veprimtaria e tyre e vakët tenton të krijojë probleme, që mund të ndikojnë jo pozitivisht në rezultatet e PD në zgjedhjet e fundpranverës së ardhshme, si:
Së pari, me vendim të PD, nga pikëpamja partiake, çdo qark drejtohet nga një Grup Pune. Pas shtatë vjetësh në pushtet, kryetari i Grupit të Punës rëndom nuk zbaton orientimet e PD për funksionimin e tij, duke krijuar një kontradiktë midis vetë atij dhe anëtarëve të Grupit të Punës, kështu, është krijuar një kontradiktë midis 12 kryetarëve dhe 54 deputetëve. Kjo pozitë ka minimizuar autoritetin dhe aktivitetin e deputetëve në bazë dhe, duke u mbështetur në situatën e sotme, ata nuk do të jenë efektivë për të bërë fushatën e ardhshme në zonat e tyre elektorale.
Së dyti, mosfunksonimi i Grupit të Punës sipas orientimeve të PD ngërthen një lidhje të shkurtër midis kryetarit të Grupit të Punës së qarkut dhe kryetarëve të degëve apo nëndegëve të PD të vet qarkut.
Së treti, ky qark i mbyllur partiak dhe lokal lind klane lokale apo më të gjera, të cilat kënaqin interesat e një grupi të vogël njerëzish të lidhur nga interesa të ngushta vetjakr dhe veprojnë duke mbështetur njëri-tjetrin.
Së katërti, kjo veprimtari shoqërohet me mungesë transparence.
Së pesti, mungesa e transparencës mund të nxitë korrupsion politik, pasi jep përshtypjen se pushteti po përdoret për përfitime vetjake, sidomos në rastet kur në pozicione të rëndësishme lokale vendosen miqtë apo njerëzit e tyre, duke mos marrë parasysh kualifikimin dhe kontributin e tyre individual real, me pak fjalë nepotizëm, patronazhe, apo kleptokraci lokale, që këtu, shpeshherë, cilësohen me fjalë të rënda. E si mund ta përcaktosh ndryshe këtë situatë në disa rrethe, kur:
- drejtojnë ekspertë të dobët apo më të dobëtit midis kolegëve të tjerë, të cilëve po tu kërkohet këmbëngulje më e madhe për të zbatuar strategjinë e zhvillimit të zonës, e konsiderojnë atë si kërkesë të kohës së Enverit dhe, nga ana tjetër, specialistët, që ata kanë pushuar nga puna në emër të reformës, fitojnë gjyqet, duke dëmtuar arkën e shtetit dy herë;
- kur individë, që kanë dëmtuar rezultatin e PD-së në zgjedhjet lokale 2011, për shkak se detyrën e kanë kryer keq dhe komuniteti i ka kualifikuar si shitës të shërbimeve publike, sërish emërohen të drejtojnë;
- kur të larguarit nga puna për veprime jokorrekte me detyrën riemërohen;
- kur detyrat e rëndësishme të një qyteti të vogël bëhen pronë e disa familjeve, ku si burri dhe gruaja drejtojnë;
- kur autorët e këtyre politikave arrijnë të punësohen në kryeqytet në pozicione mjaft të rëndësishme; etj.
Po kështu, vihet re një prirje tjetër korrupsioni, korrupsioni institucional, që ndryshon nga ryshfetet apo përfitimet e tjera vetjake: korruptohet institucioni, pa korruptuar anëtarësinë, bie në sy gjatë fushatave elektorale, madje edhe kur veprimet institucionale janë legale dhe nuk synojnë këmbimin e një favori me një favor tjetër, d.m.th., jep për të marrë apo marrëdhënie ekuivalente, tit for tat. Këta autorë ndikojnë në proces për favore të posaçme dhe minojnë besimin publik tek institucionet politike.
Së gjashti, kjo veprimtari dëmton apo bllokon zhvillimin demokratik të strukturave të partisë, duke lënë jashtë brezin e ri, anëtarë të devotshëm, specialistë dhe ekspertë të përkushtuar për përparimin e vendit dhe zbatimin e programit të Qeverisë.
Së shtati, kjo mënyrë drejtimi ka nxitur tensione sociale në bazë, që dëmtojnë PD-në dhe ulin imazhin e saj publik lokal.
Në shekullin XXI, nën ndikimin e revolucionit informativ dhe globalizimit, shumë gjëra janë jashtë kontrollit, për shkak se një pjesë e pushtetit po kalon nga shteti apo qeveria, tek aktorë joshtetërorë apo joqeveritarë. Politika po ndryshon në atë mënyrë, sa që edhe Amerika nuk mund të kryejë të gjitha qëllimet e veta duke vepruar vetëm.
Sot, aftësia për të kuptuar një mjedis që zhvillohet dhe në të njëjtën kohë të arrish të përfitosh nga kjo tendencë është një shkathtësi e madhe, e cila ndihmon liderët për të përpunuar strategji të suksesshme. Po cilat janë mënyrat për të konvertuar mundësitë në strategji që japin rezultatet e dëshiruara? Në këtë rast, një përgjigje mund të jetë kombinimi i shtrëngesave statutore me elementët e butë të bindjes dhe atraksionit, sipas konteksteve të ndryshme.
Në mes të viteve nëntëqind, Josif Stalini, me tallje pyeste se sa divizione kishte Papa, por, në kontekstin e ideve, pesë dekada më vonë Papati mbijetoi, kurse perandoria e Stalinit u shkatërrua.
Në këtë paragraf e kam fjalën thjesht te një mënyrë veprimtarie të strukturave të PD-së, që synon të arrijë me efektivitet rezultatet e dëshiruara në zgjedhjet e ardhshme. Domethënë, te një aftësi për të tërhequr apo për të ftuar dikë që me dëshirën e vet të përqafojë pikëpamjet tona, të dëshirojë a të mbështesë arritjet tona. Pra, të bësh për vete një njeri, një audiencë, apo një komunitet, duke mos e shtrënguar. Kjo veprimtari varet nga besueshmëria dhe kur ndonjë aktor politik apo forum perceptohet se vepron për një qëllim të caktuar dhe informacioni i kumtuar shikohet si propagandë, kredibiliteti shkatërrohet. Atraksioni pengohet kur politikat, kultura, apo vlerat në vend që ti afrojnë njerëzit, i shtyjnë ata.
Së shpejti, PD-ja do të planifikojë veprimtari partiake në të gjitha nivelet e veta mbledhje, takimi, apo ngjarje të tjera për të riaktivizuar dhe për të forcuar strukturat e veta, e çështë më kryesorja: për të zhvilluar strategjitë e ardhshme të drejtimit të vendit. Në këtë moment, është e rëndësishme të dallojmë sjelljen (ndikimi tek të tjerët për të arritur rezultatet e dëshiruara) nga mjetet apo burimet, që mund (ose nuk mund) të prodhojnë rezultatet e dëshiruara. Nganjëherë, njerëz me mjete të shumt

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›