Juve e mbyll me Bendtner, Jorente vjen pas 1 viti
TIRANE-Ka përfunduar mbrëmë zyrtarisht merkato e futbollit në Evropë. Juventusi e ka mbyll përfundimisht me Niklas Bendtner, duke mos blerë dot një tjetër emër të madh për sulmin. Danezi ka kryer vizitat mjekësore dhe ka firmosur për një vit me klubin bardhezi, me opsion rinovimi për sezonin e ardhshëm, në varësi të ecurisë.
Ndërkohë, administratori Marota ka dështuar të marrë Peluzon nga Atalanta, ndërsa përsa i përket Jorentes, ai duket se do të jetë përforcimi i sezonit të ardhshëm. Sulmuesi bask ka një kontratë deri në qershor 2013 me Atletiko Bilbaon, por që nga janari mund të firmosë me cilën skuadër të dëshirojë. Gjithsesi, Juve mbetet “mbretëresha e merkatos” në Itali, duke marrë lojtarë mjaft të rëndësishëm, si Lusio, Asamoah, Isla e Bendtner. Në klubet e tjera, Milani e ka mbyllur merkaton me holandezin Najxhell De Jong, që ka firmosur një kontratë deri në vitin 2015. Mungoi sulmuesi i shumëpritur, ashtu si Interi, që nuk gjeti dot një zëvendës për Diego Militon. Ndërkohë, Napoli ka zyrtarizuar blerjen e Xhandomeniko Mestos nga Xhenoa.
Por, blerja më e rëndësishme e skuadrës së Maxarrit ka qenë firma e hedhur në kontratën e rinovimit nga Edinson Kavani, i cili u ka dhënë fund zërave për një largim drejt Çelsit. Roma ndërkaq ka firmosur me portierin uruguajan Mauro Goeko-eçea, duke gjetur përfundimisht akordin me klubin e Danubit. Blerje të rëndësishme edhe për Bolonjën, që pas largimit të Marko Di Vaios, ka firmosur me Alberto Xhilardinon. Po ashtu, klubi bolonjez ka marrë edhe shqiptarin Panajotis Kone nga Breshia, duke bërë dy goditje të rëndësishme. Fiorentina, pas disa blerjeve të suksesshme si Akuilani apo El Hamdaui, ka firmosur edhe me Kristian Lamën e Katanias, ndërsa Xhenoa mori përfundimisht Borrielon.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)