Gjenerata e "bombës" sociale!
Në mozaikun e ngjarjeve dinamike që prodhojnë lajme pa fund, krimet e adoleshentëve shqiptarë duhen parë më ndryshe, për shumë arsye. Nëse vjedhja, kanosja, plagosja, apo vrasja janë simptomë e një problemi të thellë, atëherë është pikërisht ky problem që e shtyn adoleshentin të bëjë diçka të rrezikshme dhe jo të ndershme. Kjo do të thotë që e kemi shpartalluar me kritika dhe ndëshkime më shumë se ç'duhet këtë kategori që me të vërtetë është kthyer në "bombë" sociale, por paralelisht kemi bërë edhe ne të rriturit një gabim mbase edhe më të rëndë. Ne e kemi harruar ose e kemi lënë pas dore qëllimisht këtë brez, i cili po rritet nën trysninë e një shoqërie që e çon detyrimisht te krimi. Ashtu si në shoqëritë e shëndosha demokratike, adoleshentët shqiptarë nuk kanë si të mos bien pre e drogës, krimit, vjedhjes, prostitucionit, jetës së shthurur e fenomeneve të tjera.
Adoleshentët tanë ndihen dyfish të ndikuar, sepse janë pjesë e një shoqërie të brishtë, ku ka pabarazi, padrejtësi, ligësi, injorancë, përçmim e indiferencë, dhe ata bëjnë ç'është e mundur për të mbijetuar. Sa herë ndodhin krime prej tyre, në mendjen dhe dorën që punon për këtë akt, duhet të shikojmë një botë të vogël, ku adoleshentët formulojnë miniaturën e shoqërisë sonë të ardhshme. Ata imitojnë botën e të rriturve, ku së shpejti do të hyjnë, ata mësojnë se sa kritike janë marrëdhëniet ndërvetjake dhe ushtrojnë aftësinë për të ruajtur qëndrueshmërinë sociale. Në këtë prizëm, ata kanë jo vetëm një sërë sjelljesh, qëndrimesh, besimesh, apo mendimesh që i përkasin moshës së tyre, por një industri të tërë që punon për ta që nga mënyra e veshjes, muzika që dëgjojnë, mënyra e argëtimit, sendet apo aksesorët që duhet të përdorin dhe deri tek krimet që "duhet" të kryejnë. Adoleshentët që kryejnë krime jo vetëm për të mbijetuar në gjithësinë e kaosit tonë social, duan të bëjnë përshtypje që të mos ndihen të përjashtuar. Kështu ata gjejnë një rrugë për të fituar protagonizmin, mënyrën për të treguar forcën, shkathtësinë dhe mençurinë. Ata kryejnë krime, sepse shoqërisë sonë "i pëlqen" një gjë e tillë, e shikon krimin si rrugëzgjidhje në vend të ligjit (i cili shumë pak po zbatohet). Përveç kësaj, këta adoleshentë, në një pjesë të mirë të rasteve janë pa arsim, pa profesion dhe shpesh jashtë kontrollit prindëror, duke qëndruar kështu në një bashkësi informale, me mungesën e rregullave definitive. Nën atmosferën e kaosit, ata shfrytëzojnë çdo gjë, deri edhe te të gjitha llojet e presioneve fizike, simbolike dhe verbale, madje edhe identifikohen me to.
Ekziston edhe një problem tjetër i madh që ka të bëjë me kulturën dhe formimin e këtyre adoleshentëve. Individualizmi i bartur dhe mospërshtatja me jetën e re të (krye) qytetit është një problem serioz, i cili gjendet madje edhe tek të rriturit. Vini re se nga cilat familje dhe nga cilat zona vijnë këta adoleshentë dhe do të kuptoni sa ndikim ka problemi i përshtatshmërisë me një kulturë të re. Ata vijnë nga një koncept i dhunshëm i të jetuarit, gati si në një jetë xhungle, duke mos e njohur konformitetin ose përshtatjen me tjetrin. Fatkeqësisht, ata e dinë që ligji i ndëshkimit është shumë i lehtë për moshën e tyre dhe ky është një "avantazh" që kanë ditur ta shfrytëzojnë në momentin e kryerjes së krimit dhe pas tij.
Në një studim të kryer pak kohë më parë (në një shtet tjetër, sepse në Shqipëri bëhen shumë pak ose aspak të tilla), rezultonte se adoleshentët vjedhin dhe bëjnë krime sepse ndihen të mërzitur, të pavlerësuar apo ndjejnë mungesë dashurie dhe vëmendje. Është një e vërtetë e prekshme, që ne iu kushtojmë vëmendje adoleshentëve, pikërisht atëherë kur ata kryejnë diçka negative. Shumë pak prindër apo mësues dhe edukues të tjerë bisedojnë për problemet e tyre, ose i ndihmojnë të kryejnë një punë të dobishme, të merren me aktivitete krijuese, artistike, sportive dhe mbi të gjitha t'u mësohet mënyra e ndershme sesi ai mund t'i fitojë të ardhurat me djersën e ballit. Adoleshentët që merren me krim dhe jo kriminelë, sepse ata nuk e meritojnë të quhen të tillë, kanë nevojë për orientim të mirë, për shembuj të njohur e të panjohur që përcjellin modelet e të jetuarit në bashkësi, ku secili përpiqet për të jetuar me ndershmëri. Sot mund të ndihemi të tmerruar nga grupe adoleshentësh që po bashkohen në banda dhe organizohen në grabitjet e tyre me dhe pa dhunë, aq sa janë kthyer në problem real edhe për strukturat e policisë dhe prokurorisë. Por imagjinoni, nëse "karriera" e tyre vazhdon në këtë drejtim, çfarë i bie të ndodhë? "Bërthama" po krijohet dhe nuk është aspak çudi që numri i tyre të rritet në nivele të larta. Prandaj vlen ndërhyrja jonë, që këtë "bombë" sociale që kemi tani në duar, të mos na shpërthejë në një të ardhme jo aq të largët.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)